Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Namazi në Islam

17/05/2009 01:36
NAMAZI, DERVISHI DHE ZEMRA Namazi në fenë Islame ka shumë rëndësi, sepse është shtylla e besimit për çdo njeri, është ura që e lidhë krijesën me Krijuesin, është elementi kryesor i besimit, është vepra e parë për të cilën do të jep llogari besimtari në Ditën e Gjykimit, nëse namazi i besimtarit është i pranuar, atëherë besimtari ka shpëtuar… All-llahu i Madhnueshëm, në Suren (Kaptinën) e Besimtarëve, thotë: ”Me siguri kanë shpëtuar besimtarët, ata që falen me përshpirtshmëri.” (Kur’an, 23:1-2) Në Kur’an, duke përmendur cilësitë e besimtarëve, All-llahu (xh.sh.) thotë: ”Dhe ata që i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.” (Kur’an, 23:9) Duke e nxjerrë në pah kuptimin...
>>

Islami dhe Krishterimi

09/05/2009 08:36
“Kush kupton gabimisht, s’kupton asgjë” Shën Augustini Këto ditë të ngrohta të pranverës, doli nga shtypi një libër i ri, i cili do t’i ngrohë zemrat dhe shpirtërat e lexuesve. Përveç se do t’i ngrohë zemrat dhe shpirtërat e lexuesve, ky libër, gjatë e sidomos pas leximit do t’u nxisë edhe mendimin kritik, si domosdoshmëri e zgjedhjes… Nëse ka një gjë që për të cilën shqiptarët duhet të kujdesën më tepër, thoshte Sami Bej Frashëri, ajo, pa dyshim është dija. Dija apo dituria, siç thoshte Emerson-i, është dritë mbi pengesat e jetës. Pengesat e jetës janë të shumta, në veçanti për ne, shqiptarët. Shqiptarët, siç mësonte Epikuri që moti, vetëm me dituri mund të kenë liri, atëherë...
>>

Ç’është dita e Shën Gjergjit?

02/05/2009 09:57
Ç’ËSHTË DITA E SHËN GJERGJIT? Dita e Shën Gjergjit, 23 prill, 6 maj, është një festë kristiane, me rrënjë pagane, por që kremtohet në Lindje e Perëndim, kremtohet me shumë gëzim, e kremtojnë edhe shqiptarët, sepse e trashëguan nga të parët…! Një pjesë e shqiptarëve që e kremtojnë, për këtë aspak nuk mendojnë…! Ata që nuk mendojnë, të vërtetën si mund ta kuptojnë…? E vërteta rreth Shën Gjergjit? Historianët me renome botërore kanë hulumtuar, kanë debatuar, deri në imtësi, për të zbuluar të vërtetën rreth tij. Dhe si përfundim, këtë të vërtetë ende s’e kanë gjetë…! The Catholic Encyclopedia (Enciklopedia Katolike) shkruan se nuk ka dyshim për ekzistencën historike të Shën Gjergjit,...
>>

SHKENCA DHE FEJA...

29/04/2009 18:29
SHEJH MUHAMED IKBALL   Shejh Muhamed Ikballi është djali i Shejh Nur Muhamedit, një besimtar i devotshëm. Lindi me 9 Nëntor 1877 në qytetin e famshëm Sailkot, në krahinën e njohur Panxhab, në Pakistan, që atëherë ishte nën sundimin britanik… Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, ku krahas mësimeve e kreu edhe Hivzin, e mësoi Kur’anin përmendësh. Në fëmijëri, përveç prindit, ndikimi kryesor fetar-shpirtëror, që i la gjurmë tërë jetën, i erdhi nga dijetari i madh, Mevlana Mir Husein… Studioi filozofinë, letërsinë angleze, gjuhën arabe etj, në qytetin Lahor të Pakistanit. Ka jetuar, studiuar dhe punuar disa vite në Evropë, kryesisht në Angli dhe Gjermani, ku ka doktorue...
>>

RRETH ALLAHUT NË BIBËL…

07/04/2009 21:35
”Nëse nuk është  drejtë mos e bëj, nëse nuk është e vërtetë mos e thuaj.”                                       - M. Aureli                 Nuk është e drejtë, por bëhet kjo padrejtësi, nuk është e vërtetë, por thuhet e shkruhet kjo e pavërtetë se Allahu është Zoti i arabëve, i turqëve, i iranianëve, ose thënë më shkurt se Allahu është Zoti i muslimanëve…              ...
>>
<< 9 | 10 | 11 | 12 | 13 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja