Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Shejh Dhu'nun El-Misri (796-895)

30/05/2009 10:51
Shejh Dhu’Nun el-Misri është një personalitet i njohur për devotshmëri, një dijetar, sufi, një sufi i dashur, i urtë, shumë i ndershëm, nga sufinjt e hershëm. Emri i tij i plotë është: Shejh Dhu’Nun Ebu Faid Thauban ibn Ibrahim el-Misri. Lindi në vitin 796, në Ahmim, Egjipt. Ka mësuar, ka studiuar tek dijetarët më të shquar. Kështu u bë një njeri i ditur, shumë i ngritur, u dallue për devotshmëri, u shque ndër sufi.. Tregohet, prej disave edhe pranohet, se ka pas një pozitë të lartë shpirtërore, aq sa krahasohet me Imam Xh. Bagdadiun (v. 910) dhe Shejh B. Bistamiun (v.874). Si shumë dijetarë të tjerë sufi, Shejh Dhu’Nun el-Misri ka vizituar shumë vende e njerëz, shumë ka shetitur...
>>

Shejh Ahmed Shkodra (1881-1927)‏

24/05/2009 19:09
Shejh Ahmed Shkodra është një figurë e shquar fetare e kombëtare, është një figure impozante dhe shumë interesante. Lindi me 16 mars 1881 në Shkodër, në një familje me rrënjë fetare, intelektuale, atdhetare…Është djali i Mulla Muhamedit apo Mulla Muhos, siç njihet në popull. Mulla Muhamedi ishte hoxhë, imam, ka shërbye edhe si myderriz (professor) dhe myfti. Ishte djali i Shejh Hasanit… Pra, Shejh Ahmed Shkodra babën e kishte hoxhë, kurse gjyshin shejh e hoxhë, këtë e shënoj, e përjetësoj penda e tij, në një poezi: ”Gjyshi im ish me randsi Dervish dhe Imam n’xhami i urtë e trim si luan ish i zoti për tagan” Shejh Ahmed Shkodra, me babën imam, hoxhë, me gjyshin dervish,...
>>

Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1951)

21/05/2009 22:04
HAFIZ IBRAHIM DALLIU (1878-1951) Hafiz Ibrahim Dalliu është një figurë e shquar fetare, atdhetare, letrare… Lindi në vitin 1878, në Tiranë, në vitin historik, kur e filloi veprimtarinë “Lidhja e Prizrenit”, e cila e zgjoi vetëdijen kombëtare, tek masat e përgjumura shqiptare… Mësimet e para i kreu në Tiranë, kurse për dy vjet studimet i vazhdoi në Stamboll. Pas studimeve, për Hafiz Ibrahim Dalliun filloi koha e veprimeve…Veprimtaria e tij përfshinë shumë lëmi… Veprimtari fetare, atdhetare, letrare, pedagogjike, arsimore, edukative, kulturore… Në vitin 1901 ishte një nga mësuesit e parë të shkollës shqipe në Tiranë. Kurse në vitin 1908, po në Tiranë, hapi shkollën për vajza, prej...
>>

HAafiz Ali Korça (1873-1956)

21/05/2009 22:03
HAFIZ ALI KORÇA (1873-1955) ”Për Shqipërinë u përpoqa Rrezikova jetën t’ime, Nuk rrëfehet se sa hoqa Se shteti m’i njihte krime.” - Hafiz Ali Korça Hafiz Ali Korça lindi me 5 prill 1873 në Korçë. Rrjedh prej një familje fetare, intelektuale. Është djali i Iljaz efendiut, një figurë e shquar në qytetin e Korçës. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, ku krahas mësimeve u bë hafiz, pra, e mësoi Kur’anin përmendësh, në moshën 12 vjeçare. Po në vendlindje mbaroi edhe shkollën Ibadije (të mesmen), kurse studimet në Stamboll. Në Stamboll studioj me përkushtim, aty zgjeroi, thelloi dituri të ndryshme, në veçanti aty mësoi gjuhën arabe, perse, frënge, kuptohet edhe gjuhën turke,...
>>

Shejh Shefqet Shehu (1900-1952)‏

17/05/2009 01:37
SHEJH SHEQFQET SHEHU (1900-1952) Shejh Shefqet Shehu lindi në Gjakovë, në vitin 1900. Ishte djali më i vogli, i katërti, i Aqif Efendiut, nga familja e njohur Shehu, me prejardhje nga Shejh Sylejman Efendiu, që ishte themelues i Teqesë së Madhe, tarikati Sa’adi, në Gjakovë dhe në Marash, Prizren… Mësimet e para i nisi në Gjakovë, i vazhdoi studimet në Medresenë e Madhe të Gjakovës, pranë Myderrizit më të njohur të kohës, Hafiz Iljaz Efendiut, që ishte nipi i Yvejs Efendiut, myderrizit të parë të Medresës së Madhe të Gjakovës… Diplomoi në Prizren, në Medresenë e “Mehmet Pashës”, tek dijetari, Nusret Efendiu, që ishte edhe Myfti i Prizrenit. Në vitin 1928, në moshën 43 vjeçare, ndrroi...
>>
<< 8 | 9 | 10 | 11 | 12 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja