Namazi në Islam

17/05/2009 01:36

NAMAZI, DERVISHI DHE ZEMRA



Namazi në fenë Islame ka shumë rëndësi, sepse është shtylla e besimit për çdo njeri, është ura që e lidhë krijesën me Krijuesin, është elementi kryesor i besimit, është vepra e parë për të cilën do të jep llogari besimtari në Ditën e Gjykimit, nëse namazi i besimtarit është i pranuar, atëherë besimtari ka shpëtuar…

All-llahu i Madhnueshëm, në Suren (Kaptinën) e Besimtarëve, thotë:



”Me siguri kanë shpëtuar besimtarët, ata që falen me përshpirtshmëri.”

(Kur’an, 23:1-2)



Në Kur’an, duke përmendur cilësitë e besimtarëve, All-llahu (xh.sh.) thotë:



”Dhe ata që i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.”

(Kur’an, 23:9)



Duke e nxjerrë në pah kuptimin me shumë rëndësi të këtij ajeti, poeti, Mevlana Muhammed Xhelaleddin Rumiu, shkruan:



”Ata që vazhdojnë të përjetojnë gjendjen e namazit edhe pas namazit.

Namazi, i cili na shmang nga të këqijat, falet pesë herë në ditë. Kurse ashikët (të dashuruarit pas Allahut) ndodhën vazhdimisht në namaz…”



Ky është namazi i sufive, namaz edhe pas namazit… Por, me gjithë këte, dallojnë krijesat njerëzore para pranisë Hyjnore!

Një dervish i ri, sufi, i cili po përparonte në rrugën e përsosshmërisë shpirtërore, ndërsa po falej natën në xhami, filloj me ra shi dhe në një çast zemra e dervishit të ri u kthye në shtëpi. Atëherë, një zë i brendshëm ia tërhoqi vëmendjen, me këto fjalë:

”O dervish! Me këtë namaz që po falë, ti nuk po bën asgjë, sepse zemrën e dërgove në shtëpi, kurse këtu e le vetëm trupin”

Dervishi menjëherë u pendue, nga ky pësim u ndërgjegjësue. Njerëzit e mirë më shumë mësojnë nga pësimet, sesa të këqijtë nga mësimet. NAMAZI, DERVISHI DHE ZEMRA



Namazi në fenë Islame ka shumë rëndësi, sepse është shtylla e besimit për çdo njeri, është ura që e lidhë krijesën me Krijuesin, është elementi kryesor i besimit, është vepra e parë për të cilën do të jep llogari besimtari në Ditën e Gjykimit, nëse namazi i besimtarit është i pranuar, atëherë besimtari ka shpëtuar…

All-llahu i Madhnueshëm, në Suren (Kaptinën) e Besimtarëve, thotë:



”Me siguri kanë shpëtuar besimtarët, ata që falen me përshpirtshmëri.”

(Kur’an, 23:1-2)



Në Kur’an, duke përmendur cilësitë e besimtarëve, All-llahu (xh.sh.) thotë:



”Dhe ata që i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.”

(Kur’an, 23:9)



Duke e nxjerrë në pah kuptimin me shumë rëndësi të këtij ajeti, poeti, Mevlana Muhammed Xhelaleddin Rumiu, shkruan:



”Ata që vazhdojnë të përjetojnë gjendjen e namazit edhe pas namazit.

Namazi, i cili na shmang nga të këqijat, falet pesë herë në ditë. Kurse ashikët (të dashuruarit pas Allahut) ndodhën vazhdimisht në namaz…”



Ky është namazi i sufive, namaz edhe pas namazit… Por, me gjithë këte, dallojnë krijesat njerëzore para pranisë Hyjnore!

Një dervish i ri, sufi, i cili po përparonte në rrugën e përsosshmërisë shpirtërore, ndërsa po falej natën në xhami, filloj me ra shi dhe në një çast zemra e dervishit të ri u kthye në shtëpi. Atëherë, një zë i brendshëm ia tërhoqi vëmendjen, me këto fjalë:

”O dervish! Me këtë namaz që po falë, ti nuk po bën asgjë, sepse zemrën e dërgove në shtëpi, kurse këtu e le vetëm trupin”

Dervishi menjëherë u pendue, nga ky pësim u ndërgjegjësue. Njerëzit e mirë më shumë mësojnë nga pësimet, sesa të këqijtë nga mësimet.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja