Islami dhe Krishterimi

09/05/2009 08:36

“Kush kupton gabimisht, s’kupton asgjë”

Shën Augustini





Këto ditë të ngrohta të pranverës, doli nga shtypi një libër i ri, i cili do t’i ngrohë zemrat dhe shpirtërat e lexuesve. Përveç se do t’i ngrohë zemrat dhe shpirtërat e lexuesve, ky libër, gjatë e sidomos pas leximit do t’u nxisë edhe mendimin kritik, si domosdoshmëri e zgjedhjes…

Nëse ka një gjë që për të cilën shqiptarët duhet të kujdesën më tepër, thoshte Sami Bej Frashëri, ajo, pa dyshim është dija. Dija apo dituria, siç thoshte Emerson-i, është dritë mbi pengesat e jetës.

Pengesat e jetës janë të shumta, në veçanti për ne, shqiptarët. Shqiptarët, siç mësonte Epikuri që moti, vetëm me dituri mund të kenë liri, atëherë vetvetiu mënjanohen pengesat…

Pengesat, kështu qysh jemi, nuk po na mënjanohen, as nuk po na paksohen, ato, mjerisht, po na shtohen! Pse? Sepse shumica e intelektualëve, po e merr në këtë jetë, për të vërtetë, gjithçka që gjithkushi po iu servojnë, ata po e pranojnë…!

Dekarti këshillonte:”Mos e merr asgjë për të vërtetë pa e njohur gjithanshmërisht.” Kështu, për pa pasë njohuri gjithanshmërisht, ne, gjithnjë kuptojmë gabimisht! Shën Augustini thoshte:” Kush kupton gabimisht, s’kupton asgjë.”

Për atë që s’kupton asgjë, gjithçka është e mundur.Është e mundur të ketë edhe paragjykime. Por, siç thoshte Bebel-i, flakja e paragjykimeve është kërkesa e parë për njohjen e së vërtetës.

Për njohjen e së vërtetës, autori, Halil Ibrahimi, mbrenda dy viteve po del dy herë me nga një libër të ri me titullin “ISLAMI DHE KRISHTERIMI”. Por, tani me botimin e dytë, që posa doli nga shtypi, por që mban datën dhjetor, 2005, kur është dërguar në shtyp, libri doli me të dhëna të reja dhe më i plotësuar.

Libri i ri “ISLAMI DHE KRISHTERIMI”, i autorit të ri Mr. Halil Ibrahimi, është një libër i vogël, por me një vlerë të madhe. Ka gjithsejt 123 faqe, me këtë përmbajtje:

Faqja e parë fillon, ashtu siç duhet filluar, fillon me fjalët:

Në Emër të Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Ka një parathënie të shkurtër, ku ndër të tjera shkruan: “Libri nuk pretendon të jetë diçka tjetër përveçse një udhëzues i shkurtër i përgjithësuar dhe i padetajuar në fushën e studimit krahasues Islamo-Kristian; dhe kryesisht i është drejtuar atyre që pak a shumë janë fillestarë në këto tema studimi.”



Këto tema studimi, në librin ISLAMI DHE KRISHTERIMI, kanë këtë renditje:

1. ALLAHU FTON NË SHTËPINË E PAQES…….. (faqe:5-10).

2. A ËSHTË JEZU KRISHTI (ISAI A.S.) ZOT? ……(faqe:11-27).

3. A ËSHTË KRYQËZUAR JEZUSI (ISAI A.S.)?......(faqe: 28-34)

4. A ËSHTË BIBLA FJALË E PERËNDISË? ……….(faqe:35-52)

5. DËSHMI TË RUAJTJES SË KUR’ANIT……… (faqe: 53:6O)

6. A ËSHTË KUR’ANI FJALË E ZOTIT?............ (faqe: 61:76)

7. GABIMET BIBLIKE………………………………..(faqe: 77-90)

8. BESIMI NË ALLAHUN XH.SH.:

NGA JEZUSI (ISAI A.S.)., NËPËRMJET SHËN PALIT

DERI TEK MUHAMEDI (A.S.)……………..(faqe: 91:114)

9. MESAZHI I FUNDIT I PROFETIT MUHAMED(f.:115:119)


Kjo ishte renditja e temave të librit “ISLAMI DHE KRISHTERIMI”, të autorit Halil Ibrahimi, i cili librin e fillon me fjalët:”Në Emër të Allahut….” dhe e përfundon me fjalët e Allahut (xh.sh.) i Cili urdhëron e thotë, në ajetin e fundit të Kur’an-it:

“Sot ua kam përkryer besimin dhe kam plotësuar begatinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që për ju Islami të jetë fe”

( Kur’an, S. Maide: 3)

Me librin “ISLAMI DHE KRISHTERIMI” autori Halil Ibrahimi ka krijuar një fillim të mbarë, që edhe brezat do ta kujtojnë me nderim e mirënjohje. Për këtë ai meriton urime e përgëzime…

Me leximin e këtij libri, intelektualët shqiptarë do ta kuptojnë atë që tha Eshenbah:” Mjafton pak dituri të fshehësh paditurinë…”
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja