Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Themelues i publicistikës islame në Kosovë , SHKRUAN: MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

11/12/2008 13:43
  Përkujtim: Myderriz haxhi Sherif ef. Ahmeti (1920-1998) Në përvjetorin e dhjetë - në jetën e vërtetë (1998-2008) Themelues i publicistikës islame në Kosovë All-llahu i Madhnueshëm urdhëron e thotë: “Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë.” (Kur’an, 14:7) Ai që nuk e falënderon njeriun, thoshte Muhammedi a.s., nuk e falënderon Zotin. Falënderime për All-lahun e Madhnueshëm, i vetmi Krijues, që më dha mundësinë me e falenderue, me e përkujtue veprimtarinë e myderriz haxhi Sherif ef. Ahmetit, në përvjetorin e dhjetë, i cili u nda kjo jetë, për të kaluar në jetën e vërtetë… Lindja, shkollimi dhe shërbimi...
>>

Një jetë për fe dhe atdhe, SHKRUAN: MEXHID YVEJSI, GJAKOVë

10/12/2008 16:04
Mexhid YVEJSI, (Gjakovë) Përkujtim: Në përvjetorin e 30-të – në jetën e vërtetë NJË JETË PËR FE DHE ATDHE SALIH EFENDI MYFTIA (1891-1978) SHEMBULL I BESIMTARIT, DIJETARIT DHE ATDHETARIT… ISH MYFTIU I SHKODRËS DHE I PREFEKTURËS SË KOSOVËS, LUFTËTAR KUNDËR NAZI-FASHIZMIT DHE KOMUNIZMIT… THEMELUES I QENDRËS ISLAME SHQIPTARE-AMERIKANE, PËR SHTETET NEW YORK DHE NEW JERSEY , NË SH.B.A., UDHËHEQËSI SHPIRTËROR I MUSLIMANËVE SHQIPTARË NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS… ”Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, e përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush.” (Kur’an, 2:269) Me 19 Maj, 2008, u mbushën 30-të...
>>

AKkademik, filozof, në perëndim-në lindje SHEJH IBRAHIM... SHKRUAN: MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

09/12/2008 21:39
Akademik, filozof, në Perendim- kurse në Lindje: Shejh Ibrahim... Në 100 vjetorin e lindjes: Titus Carl Burckhardt (Shejh Ibrahim Izzuddin) (1908-1984) Viti 2008 është përvjetori i 100-të i lindjes së dijetarit të madh Titus Carl Burckhardt, një autoritet i Perëndimit, një studiues i Lindjes, por që përket gjithë njerëzimit. Kush ishte Titus Carl Burckhardt? Në kohën e shkencës e teknologjisë moderne, në një botë të ekzistencializmit, psikoanalizës, Titus Carl Burckhardt ishte një autoritet, një eksponent i të Vërtetës Univerzale, i Urtësisë Tradicionale... Ishte një studiues, hulumtues, gjurmues, udhëpërshkrues, dijetar, shkrimtar, fetar, historian, filozof,...
>>

Shejh i melamive princ i bejtexhijve , SHKRUAN, MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

08/12/2008 17:54
 Në përkujtim: Në përvjetorin e 80-të – në jetën e vërtetë. SHEJH I MELAMIVE –  PRINC I BEJTEXHIVE Shejh Mala (1865-1928) Viti 2008 ishte viti i përkujtimeve, viti i shënimeve...U përkujtuan, u shënuan ngjarje të rëndësishme, personalitete të ndritëshme… U përkujtue, u shënue 130 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, (1878-1881), për shqiptarët vit’ i zgjimit, vit’ i vetëdijesimit… U përkujtue, u shënue 100 vjetori i Kongresit të Manastirit, (1908), ku qe vendosur, përcaktuar, ABC-ja apo alfabeti i gjuhës shqipe, kur ende ishte Turqia, kur kishte shqiptarë, por s’ishte Shqipnia… U përkujtue, u shënue, 100 vjetori i lindjes së prof. Eqrem Qabejt, (1908-1980)...
>>

Prejardhja e alfabetit latin , SHKRUAN: MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

07/12/2008 14:56
  PREJARDHJA E ALFABETIT LATIN ”Ndonëse ne e quejmë Alfabeti Latin, kurse alfabeti e ka emrin grek, ndërsa alfabeti ka një prejardhje tjetër, shumë më të vjetër” - Allen Butler Për nder të ”Kongresit të Manastirit”, me rastin e 100 vjetorit (1908-2008), ku u vendos, u përcaktue, Alfabeti Latin për gjuhën shqipe, u organizuan manifestime, kremtime, tryeza, tribuna, konferenca shkencore, tyrlifare, në të gjitha trojet shqiptare… Organizimet më të veçanta ishin në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, ku shumë, referues, disa politikuaj të lartë, thanë se: “Shqiptarët u përcaktuan për Alfabetin Latin sepse ky alfabet është evropian…” Për Alfabetin Latin ata thanë gjithçka… Gjithçka...
>>
<< 10 | 11 | 12 | 13 | 14 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja