Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Hafiz Sabri Koçi (1921-2004)

13/06/2009 00:12
Hafiz Sabri Koçi lindi me 14 maj 1921, në katundin Orenjë, në rrethin e Librazhdit. Idriz quhej babai i tij, i cili nga varfëria u detyrue të shkoi në Selanik, Greqi, ku edhe ndrroi jetë, aq i ri. Kur erdhi lajmi se babai, Idrizi, kishte vdekur, Sabriu ishte foshnje, ende s’kishte filluar as me ecur. Kështu ishte caktimi i Zotit që Sabriu të rritej jetim, jetim nën kujdesin e nënës, Zenja, e cila për djalin jetim ishte jo vetëm nënë por edhe baba. Sabriun, në vitin 1932, i cili tashmë ishte djalosh dhjetë vjeçar, e dërguan në Shkodër, për të vazhduar shkollimin. Mësuesit e tij ishin dijetarët më të shquar të Shkodrës, ndërsa Shkodra ishte për Shqipëri djepi ku rritej çdo dituri…! Për...
>>

Hafiz Abdullah Zemblaku (1891-1960)

08/06/2009 23:49
Hafiz Abdullah Zemblaku është një figurë e shquar fetare-atdhetare, është një shkrimtar i dalluar, por, mjerisht, për këtë krijues të çmuar, fare pak është shkruar…! Hafiz Abdullah Zemblaku lindi në vitin 1891, në Bilisht, por meqë familja e tij ka jetuar në katundin Zemblak, Zemblaku u bë mbiemri e tij. Me kalim kohe, emri dhe e mbiemri i tij, si fryt i veprimtarisë në vazhdimësi e bëri edhe më të njohur katundin e tij, i cili ndodhët në rrethin e Korçës, afër malit Morava. Kjo figurë e shquar, ky personalitet i dalluar rrjedh prej një familje intelektuale, familje arsimtarësh, hafizësh, shejlerësh, hoxhallarësh… Babai i tij, Salih Efendi Hulusi, ishte hoxhë, mësues, arsimtar, tërë...
>>

Sami Halid Frashëri (1850-1904)

08/06/2009 07:39
NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES ISLAME Të gjithë keni dëgjuar për Sami Frashërin (1850-1904) si shkrimtar e atdhetar, të gjithë keni mësuar se Sami Frashëri ishte një shërbëtor i madh i çështjes kombëtare. Kjo është e vërtetë! Por që Sami Frashëri ishte një shërbëtor i madh i çështjes Islame pak kush prej jush ka dëgjuar, e aq më pak ka mësuar. Mjerisht, edhe kjo është e vërtetë! Shkrimtari Zija Xholi thotë se Samiu në gjithë studimin për kulturën arabe nuk e përmend fare Islamin dhe Kur’anin, provë kjo që flet për drejtimin e mendimit të Samiut si antifetar, antiklerikal. Kjo është një rrenë e madhe! Sami Frashëri ishte një besimtar i madh, një musliman i sinqertë. Dëshmitarë më i sigurtë...
>>

Baba Rexheb Beqiri (1901-1995)

03/06/2009 15:59
Emrin e Baba Rexhebit për herë të parë e kam dëgjuar përmes valëve të “Zërit të Amerikës” në vitin 1965, kur vdiq Fan S.Noli ( 6 Janar 1882 - 13 Mars 1965)… Për herë të parë me Baba Rexhebin jam takuar me 26 Dhjetor 1972, në Teqen Bektashiane, në Taylor, Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…. Kush ishte Baba Rexheb Beqiri? Baba Rexhebi lindi me 15 gusht 1901, në lagjën “Dunavat”, Gjirokastër. Ishte djal’i hoxhës. Hoxha, babai i tij, quhej Mulla Rifat Beqiri, kurse nëna e tij quhej Sabrije, motra e Baba Selim Elbasanit , e cila ishte mbesa e Baba Aliut… Mësimet fillestare i kreu në Gjirokastër tek Myderrizi i njohur Mulla Ragibi, ku prej tij, përveç tjerash mësoj, edhe...
>>

Imam Xhunejd El-Bagdadi (830-910)

30/05/2009 10:55
Imam Xhunejd el-Bagdadi është një personalitet i shquar në shumë lëmi, ndër më të njohurit në kohën e tij… Ka lindur në vitin 830, në Bagdad, por është me prejardhje persiane, nga Nahauandi, që ndodhet në Juglindje të Iranit, prej nga familja e tij ishin shpërngulur, në Bagdad. Emri i plotë i tij është: Imam Xhunejd ibn Muhammed ibn el-Xhunejd, Ebu el-Kasim el-Kauairi el-Kazaz el-Nahauandi el-Bagdadi el-Shafi’i. Si fëmi ka qenë shumë i zgjuar, aq sa edhe Kur’anin e madhnueshëm përmendësh e ka mësuar… Ka studiuar me shumë dëshirë, aq sa gjithnjë ishte studenti më i mirë. Ka studiuar vazhdimisht në Bagdat, përtej nuk ka bërë asnjë hap… Ka qenë Sunni, kurse ka ndjekur drejtimin...
>>
<< 7 | 8 | 9 | 10 | 11 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja