Hafiz Abdullah Zemblaku (1891-1960)

08/06/2009 23:49

Hafiz Abdullah Zemblaku është një figurë e shquar fetare-atdhetare, është një shkrimtar i dalluar, por, mjerisht, për këtë krijues të çmuar, fare pak është shkruar…!

Hafiz Abdullah Zemblaku lindi në vitin 1891, në Bilisht, por meqë familja e tij ka jetuar në katundin Zemblak, Zemblaku u bë mbiemri e tij.

Me kalim kohe, emri dhe e mbiemri i tij, si fryt i veprimtarisë në vazhdimësi e bëri edhe më të njohur katundin e tij, i cili ndodhët në rrethin e Korçës, afër malit Morava.

Kjo figurë e shquar, ky personalitet i dalluar rrjedh prej një familje intelektuale, familje arsimtarësh, hafizësh, shejlerësh, hoxhallarësh…

Babai i tij, Salih Efendi Hulusi, ishte hoxhë, mësues, arsimtar, tërë jetën në shërbim të diturisë, prej Korçës deri në Prilep, nga Prilepi në Janinë, shërbeu me përkushtim pothuejse në gjithë Toskërinë…

Gjithashtu, gjyshi i tij, Shejh Hulusi Efendi, ishte mësues besimi, por edhe shejh, sufi…

Hafiz Abdullah Zemblaku mësimet e para i përvetësoj nga babai, Hoxha Salih Efendiu, mësimet e mesme i vazhdoj në qytetin Prilep, ndërsa në vitin 1910 shkoi në Stamboll për të studiuar, deri sa arriti për të diplomuar…

Në Shqipëri u kthye pas Luftës së Parë Botërore, në vitin 1918. Në fillim, me përkushtim, filloi detyrën si Imam, Hoxhë, në katundin Zemblak, aty ku ishte rritur, me qëllim që të vetëm, fshatarët e tij për t’i ndritur…

Një vit pas Kongresit të Lushnjës, kur Shqipëria u bë shtet, kur Tirana u shpallë kryeqytet, me vendim të Ministrisë së Arsimit, në vitin 1921, Hafiz Abdullah Zemblaku u emërue mësues, por më vonë edhe inspektor i arsimit…



Kontributi i tij në krijimtari



Përveç shërbimit të tij në arsimim, edukim, Hafiz Abdullah Zemblaku shquhet, në veçanti, në krijimtari. Krijimtarinë e tij e filloi me përkthime, pak më vonë edhe me krijime. Përkthimet, krijimet e tij përfshijnë disa lëmi…

Ka përgatitur, ka hartuar, ka botuar Abetarën e Gjuhës Shqipe.

Ka përgatitur, ka botuar, në gjuhën shqipe, një Gjeografi, për të mësuar, për të kuptuar nxënësit shqiptarë se ku i bie kjo Shqipëri. Jo kjo Shqipëria e cungueme, e coptueme, kjo Shqipëria e shkretë, por Shqipëria Etnike, me kufijtë e saj të vërtetë…

Përveç Abetarës, librit themelor të gjuhësisë, përveç librit të Gjeografisë, Hafiz Abdullah Zemblaku ka shkrue, ka botue edhe libra të historisë, të drejtësisë, të letërsisë…

Lexues i nderuar! Për të pas pak njohuri - qe një pasqyrë titujsh të disa veprave të tij:



1. Mevludi Sherif

2. Pesë kasidete e imamllarëve

3. Hytbeja me 50 këshilla

4. Muhamedija (Jeta e pasosur)

5. Bilbili i Parë (Abetare dhe jetëshkrime)

6. Bilbili i Dytë (Enami Sherif në shqip)

7. Bilbili i Tretë (Histori e Shenjtë)

8. Bilbili i Katërt (Fjalë Profetike)

9. Bilbili i Pestë (Sheri’ati Muhamedie)

10. Bilbili i Gjashtë (Ëndërr Rrëfenja)

11. Bilbili i Shtatë (Shqiponja Besëtare)

12. Bilbili i Tetë (Fëllëza Kombëtare)

13. Bilbili i Nëntë (Pëllumbi)

14. Bilbili i Ri i Prillit

15. Bilbili i Ri i Hazreti Kur’anit

16. Fletore Islame

17. Amexhyz me Germa Shqip

18. Tebareqe Xhyzi

19. Bilbili i Hënës

20. Bilbili Bestar

21. Bilbili Shqiptar (Dheshkronjë e Shqipërisë)

22. Bilbili Bestar i Vogël

23. Bilbili Shpirtëror

24. Mevludi Gegënisht

25. Bilbili Faqebardhë

26. Bilbili i Parajsës, etj. etj.





Si çdo krijesë në këtë jetë edhe Hafiz Abdullah Zemblaku ndrroi jetë. Ndrroi jetë, kaloi në jetën e vërtetë, me 31 gusht të vitit 1960…



Mexhid YVEJSI, Gjakovë
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja