Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Shejh Adem Nuri Gjakova (1896-1938)

16/06/2009 10:15
Shejh Adem Nuri Gjakova është një nga personalitetet më të çmuara, më të vlerësuara që ka nxjerrë jo vetëm Gjakova, por edhe Kosova… Lindi në Gjakovë në vitin 1896. ËShtë djali i Shejh Haxhi Musasë, themelues, përfaqësues i rrugës mistike Islame, i Tarikatit Rifa’i, ku flitet shqip, ku i thonë Shqipni. Haxhi Shejh Musaja (1855-1917) ishte një burrë i ditur, i ndritur, kishte studiuar në Stamboll, prej atyhit nga Shejh Ibrahimit, i Teqesë së Rifai’ive të Stambollit, kishte marrë Hilafetnamenë dhe ishte dërguar misionar në Gjakovë, në vitin 1875, ku ishte pritur me dashamirësi… Në vitin 1882, Haxhi Shej Musaja, me ndihmën e disa ylemave të Gjakovës e të popullit, e ndërtoj një teqe...
>>

Myderriz Daut Efendi Boriçi (1825 -1896)

14/06/2009 00:47
Myderriz Daut Efendi Boriçi është një figurë e shquar fetare-atdhetare, një intelektual shkodranë, një dijetar, gjuhëtar, një krijues-letrar, një luftëtar, luftëtar me namë, që i kishte dalë zani në katër anë… U lind në Shkodër, me 20 dhjetor 1825. Rrjedh prej një familje të njohur hoxhallarësh, dijetarësh, atdhetarësh, me prejardhje nga katundi Boriç, në rrethin e Tivarit. Daut Efendi Boriçi është djali i Haxhi Mustafës, i cili është djali i Mulla Salihut, që është djali i Mulla Rexhebit, që është djali i Mulla Hyseinit, të gjithë të shkolluar, të gjithë intelektualë të nderuar. Mësimet fillestare i ndoqi në Shkodër, te Pazari i Vjetër, pranë mësuesit, Mulla Ferhati, hoxhë shkodran,...
>>

Hafiz Ymer Guta (1860-1963)

13/06/2009 00:14
Hafiz Ymer Guta, hoxha gjakovar, ishte fetar e atdhetar, trim e guximtar, pleqnar e pajtimtar, dijetar e luftëtar… Lindi në Gjakovë në vitin 1860. Qysh në fëmijëri dallohej për disa veçori, ishte shumë i zgjuar, për mësime i dalluar, për trimëri i pa krahasuar… Mësimet fillestare i kreu në një nga mejtepet e shumta të Gjakovës. Krahas mësimeve në mejtep, sipas programit arsimor të kohës, arriti të bëhet Hafiz, pra të mësoi përmendësh, Kur’anin e madhnueshëm, kur ishte në moshën dhjetë vjeçare, në vitin 1870. Po në Gjakovë, Hafiz Ymer Guta i vazhdoj studimet në Medresën e Vogël të Gjakovës, ku edhe diplomoi pranë dijetarit të shquar, Myderriz Fetah Efendi Buza, tek i cili kishte...
>>

Selman El-Farisi (568-656)

13/06/2009 00:13
“Selmani është prej nesh – Ehli Bejtit” -Muhammedi (a.s.) Selman el-Farisi apo Selman Persiani, sipas shumicës së historianëve, lindi në vitin 568, në qytetin Kazerun, në krahinën Fars, Persi. Babai tij quhej Budëhashan, i cili ishte kryetar i qytezës Xhijj apo Xhejjan, që ndodhët në afërsi të qytetit të bukur, Isfahan. Budëhashani ishte njeriu më i pasur në rrethin e tij, si në qytezë, njashtu edhe në periferi. Selmanin e donte më shumë se veten e vet, sepse e kishte djal për hasret, të cilit kur lindi ia ngjiti emrin Ruzbeh. I takonte besimit të lashtë persian, besimit Zaratustrian apo besimit Mexhusi, besim që e trashëguan prej të parit, që ishin adhurues të zjarrit…! Në...
>>

Shejh Mustafa Reka

13/06/2009 00:12
Shejh Mustafa Reka lindi me 19 nëntor 1883, në Dibër. Rrjedh prej një familje hoxhallarësh, intelektualësh, fetarë-atdhetarë. Babai, gjyshi, stërgjyshi, ishin hoxhallarë, mësuesë, vaiza, predikuesë… Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet në Stamboll, ku i mësoi edhe gjuhët klasike fetare, turqishten, arabishten, persishten. Krahas studimeve, Mustafa Reka interesohej edhe për çështjën kombëtare, kështu ai ishte i lidhur ngushtë me shumë atdhetarë shqiptarë në mërgim, në veçanti me dibranët e tij, me të cilët kishte afërsi… Në vitin 1922, në Tiranë, Mustafa Reka u gradue Shejh, Shejh i Tarikatit Rifai’, nga Shejh Ahmed Shkodra, Rifa’i. Shejh Ahmed Shkodra...
>>
<< 6 | 7 | 8 | 9 | 10 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja