Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Myderriz Ismail Efendi Ndroqi (1876-1944)

23/06/2009 13:18
Ismail Efendi Ndroqi ishte myderriz (profesor), hoxhë, pedagog, kadi, myfti, gjuhëtar, atdhetar, kryetar… Kur në Kongresin e Lushnjës, me 1920, Tirana u shpallë kryeqytet, Myderriz Ismail Efendi Ndroqi, ky bir’i nanës, ishte Kryetar i Parë i Bashkisë së Tiranës… Lindi në vitin 1876, në Tiranë. Është djali i Ali Efendi Ndroqit, është vëllau i Myderriz Ibrahim Ndroqit, babë e bir, të ndjekur në kohën e Turqisë për shkak të atdhedashurisë… Ismail Efendi Ndroqi mësimet fillestare i ndoqi në Tiranë, si edhe “Ruzhdien”, ndërsa studimet e larta në Stamboll. Në Stamboll shkoi për të studiue teologjinë në vitin 1893, kur ishte në moshën 17 vjeçare dhe aty qëndroi deri sa diplomoi, me 1908....
>>

Hafiz Ymer Shemsiu(1895-1945)

23/06/2009 13:17
Hafiz Ymer Shemsiu ishte hoxhë, mësues, atdhetar, pedagog, poet, shkrimtar, rapsod, këngëtar, valltar… ”Kur na erdh e para Sërbi Q’na ngushton ket t’zezë Shqipni Ka tridhet n’patare ka shti Ka tridhet po shtje n’patare Don shqiptarët mej qit fare” - Hafiz Ymer Shemsiu Hafiz Ymer Shemsiu lindi në Prishtinë në vitin 1895, në Mahallën e Muhaxhirëve. Muhaxhirë ishin të parët e tij, gjyshi Mustafë Sylejmani, me vëllezërit : Ibrahimin, Ismailin dhe Osmanin, të cilën erdhën në Kosovë nga Prokuplja. Mësimet fillestare i ndoqi në Prishtinë, ndërsa medresenë e vazhdoi në Prishtinë dhe Shkup. Veprimtarinë arsimore-pedagogjike e filloi në mejtepin e Ferizajit, pranë dajës, Haxhi...
>>

Mulla Asim Luzha (1890-1945)

20/06/2009 21:19
MULLA ASIM EFENDI LUZHA (1890-1945) ”Asim Luzha ni hoxhë azgan, Pej Prishtine nisë koka konë, Drekën gjysë e paska lanë, Ni besë të Zotit e paska dhan, Për Drenicë me u ba kurban…” Këto vargje të këngë popullore me titull: “Çka po thotë Asim Luzha” tregojnë me besnikëri, se hoxha gjakovar, Mulla Asim Efendi Luzha, u ba kurban, u ba fli, për Drenicë, për Kosovë, për Shqipni… Mulla Asim Efendi Luzha lindi në Gjakovë, në vitin 1890, në një familje të njohur qytetare, intelektuale, fetare dhe atdhetare. Është djali i dijetarit të madh, Myderriz Murteza Efendi Luzhës, që në popull njihet me titujt e nderuem:Haxhi Myderrizi, që do të thotë se ishte Haxhi dhe Myderriz…Kjo për atë...
>>

Mulla Haxhi Zeka (1832-1902)

18/06/2009 14:10
Myderriz, Mulla Haxhi Zeka është shembull për besimtarët, shembull për atdhetarët, shembull për të gjithë shqiptarët… Lindi në vitin 1832, në katundin Shoshan, të Krasniqës, rrethi i Tropojës, Malësia e Gjakovës. Emri i tij është Zenel, ndërsa Myderriz, Mulla janë titujt e tij, siç janë edhe titujt të tjerë të tij: Hoxhë e Haxhi… Është djali i Mehmetit, të Byberajve, që ishte djali i Abedinit, që ishte djali i Hysenit, burra të Malsisë, parardhësit e Haxhisë, që ia zbardhi faqën Shqipnisë…! Haxhi Zeka fëmijërinë e kaloi në Pejë të Kosovës, sepse që në vitin 1835, familja e tij ishte shpërngulur nga Malsia e Gjakovës… Mësimet fillestare i kreu në mejtep, në Pejë. Si nxënës, ishte një...
>>

Imam Beqir Maloki (1894-1985)

18/06/2009 14:10
Imam Beqir Maloki lindi në vitin 1892, në mahallën e “Haxhi Ymerit”, e cila ndodhët në zemër të Gjakovës. Rrjedh prej një familje zejtare, por që ishte arsimdashëse, atdhetare dhe fetare. Mësimet fillestare i ndoqi në mejtepin e xhamisë, të cilin e kishte pranë shtëpisë, është fjala për mejtepin e Xhamisë së “Haxhi Ymerit”, i cili ka qenë ndër mejtpet më të bukura, më madhështore, të Gjakovës. Mejtepi ende e ruan pamjen, bukurinë, madhështinë, të gjitha edhe sot qëndrojnë, por ai shërben sot vetëm si hapësirë për një shtypëshkronjë…! Imam Beqir Maloki, pasi e kreu mejtepin dhe shkollën “Ruzhdie” në Gjakovë, mësimet e larta i vazhdoi në Shkup, në shkollën e njohur “Dar-ul Mualiminë”....
>>
<< 5 | 6 | 7 | 8 | 9 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja