Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Haxhi Hasan Vuçitërna (1919-1998)

03/07/2009 19:50
Haxhi Hasan Vuçitërna është dëshmori që u vra nga forcat serbe për fe e atdhe, në verën e vitit 1998; ishte djali i dëshmorit Hoxhë Hasan Vuçitërna, i cili u vra nga ushtria serbe në pranverën e vitit 1919… Lindi me 9 Maj të vitit 1919, në Rahovec, dy muej mbas vrasjes së babait, Hoxhë Hasan Vuçitërna, nga ushtria serbe. E trashëgoi emrin e babait, Hoxhë Hasanit, siç e trashëgoi edhe shehidllëkun, kur ra dëshmor me 21 Korrik 1998, në moshën 79 vjeçare. U rrit jetim, në fukarallëk, në varfëri, në robni, me shumë vërshtirësi, por arriti disi të shkollohet dhe u përpjekë në vazhdimësi, tërë jetën, për liri… Pas Luftës së Dytë Botërore, Haxhi Hasan Vuçitërna punoi si nëpunës administrate...
>>

Shejh Shaban Damnori (1868 1934)

03/07/2009 19:49
Shaban Efendi Domnori ishte hoxhë, mësues, studiues, predikues, shejh, sufi, haxhi, themeluesi i tarikatit Tixhani, në Shqipni… Lindi në vitin 1868 në Shkodër, ku i kreu mësimet fillestare në Mejtepin e lagjës “Ajasëm”. Vazhdoi mësimet në shkollën “Ruzhdie” dhe pastaj në Medrese. Shaban Damnori, qysh si fëmi, ishte djal’ i zgjuar, shumë i vëmendshëm për të mësuar, aq sa hoxha një ditë i kishte thënë babës së tij: ”Zoti ta ruejt këtë fëmi! Ky ka me përparue, ky ma merr fjalën nga goja, kur Ku’anin jam tue shpjegue”! Posa e kreu Medresenë e caktuen të shërbej imam në xhami, ku shërbeu me përkushtim, me devotshmëri. Ishte i përkushtuar në lexim, studim, në lutje, meditim… Nuk e...
>>

Haxhi Vehbi Dibra (1867-1937)

01/07/2009 23:57
Hoxha që punoi jo vetëm për Fe, Hoxha që veproi edhe për Atdhe… Haxhi Vehbi Dibra lindi në vitin 1867, në Dibër të Madhe, në një familje të nderueme, në familjen e Agollëve, të njohur për veprimtari fetare dhe atdhetare. Është djali i Ahmed Efendi Agollit, hoxhë i respektuem, Myfti i Dibrës së Madhe. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll, ku përveç studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetare-kombëtare… Pas diplomimit, menjëherë kthehet nga Stambolli në Dibër, ku u emërue Myfti, por vepronte edhe për Shqipni… Cila është veprimtaria e tij për Shqipni? Veprimtaria e tij për Shqipni Në vitin 1908, mori pjesë në Kongresin...
>>

Mulla Idris Hajrullahu (1901-1949)

01/07/2009 23:56
Mulla Idris Hajrullahu: ”S’ka fe pa atdhe” Një shembëlltyrë për besimtarët! Një shembëlltyrë për atdhetarët! Një shembëlltyrë për shqiptarët! Lindi në katundin Velekincë, në afërsi të Gjilanit, me 4 qershor 1901. Rrjedh prej një familje bujqësore, fshatare, por arsimdashëse, fetare dhe atdhetare. Mësimet fillestare i kreu me sukses të shkëlqyeshëm, nën kujdesin e Mulla Halimit, në mejtepin e katundit Cërnicë, rrethi i Gjilanit, në vitin 1911. Mësimet i vazhdoi në shkollën “Ruzhdie”, ndërsa më vonë në Medresenë “Atik” në Gjilan, ku diplomoi, me 1926, pranë Myderrizit të njohur, Abdurrahim Efendisë. Posa diplomoi, për Mulla Idrisin një jetë e re filloi. Filloi n’Emën të Zotit,...
>>

Mulla Vejsel Guta (1905-1986)

25/06/2009 00:28
Mulla Vejsel Guta ishte hoxhë, mësues, predikues, pedagog, poet, shkrimtar, atdhetar, luftëtar… “Ej ju shok t’besuem shqiptarë Oj parija kosovare Ej nenpunsa hem luftarë Ej ylema dijetarë N’ket tubim kush ka ardh I vaft per ko na ka fal Se kshtu Zoti asht razi Mu mbledh vllaznit kry per kry Kujtesat mi qit n’mejdan Mu kujtu per ket Vatan…” -Mulla Vejsel Guta Mulla Vejsel Guta ishte hoxhë, mësues, predikues, poet shkrimtar, atdhetar, luftëtar… Lindi në katundin Zaskoc, rrethi i Ferizajit, në vitin 1905. Mësimet e para i ndoqi në mejtepin e katundit, ku mësuesi i parë i tij ishte Mulla Shefki Pleshina, i cili ishte një mësues i nderuar, një atdhetar i shquar, një hoxhë...
>>
<< 4 | 5 | 6 | 7 | 8 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja