Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Shejh Ali Hormova (1902 - 1984)

17/05/2010 21:18
“Sa të jetë mbi dhe teqeja, aq do të jetojë dhe shkolla jonë shqipe.” - Shejh Ali Hormova Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë Ali Hormova është djali i dëshmorit Shejh Sheip Veip Hormovës, i cili u vra në Masakrën e Madhe nga shovenistët grekë në vitin 1914. Në këto luftime të pashembullta kundër pushtuesve grekë nga çeta e Hormovës u manifestuan trimëri të pashembullta: Kënga popullore e përjetësoi trimërinë e Shejh Sheip Veipit, shejhut të Teqesë Halvetiane dhe të Selam Musait, ku ndër të tjera thuhet: “Sheip Veipi mjekërbardhë gjithnjë sulmoi i pari. Selamit në krahë i qëndrojë, në ballë tua numërojë.” U lind me 23 prill të vitit 1902 në katundin Hormovë në rrethin e...
>>

Zoti, shqiptarët dhe gjuhëtarët

04/01/2010 23:21
Zoti Të gjithë popujt, kudo në botë, besojnë në Zot. Vetëdija për Zotin është e mishëruar thellë në mendjen, zemrën e shpirtin e njeriut. Plutarku në një rast pat thënë: “Njeriu mund të gjej vendbanime pa mure mbrojtëse, pa shkrim, pa shkolla, pa teatro, por një qytet pa objekte fetare, ku adhurohet Zoti, askush s’e ka parë dhe as që ka për ta parë!” Historiani dhe encikopledisti i njohur James Hasting, në veprën “Encyclopaedia of Religion and Ethics”, shkruan: “Nuk ka popull në rruzullin tokësor ose nuk ka gjuhë që është pa emrin e Zotit”. Zoti dhe shqiptarët Shqipëtarët, si popull besimtarë, i përqafuan dy religjionet monoteiste më të përhapura në botë, Krishterimin dhe...
>>

Mulla Sadri Prestreshi (1917-2002)‏

22/12/2009 08:40
Mulla Sadri Prestreshi ishte një figurë e shquar fetare e kombëtare, ishte hoxhë, mësues, predikues, atdhetar e luftëtar… Lindi më 17 Tetor 1917, në katundin Mazgit, në rrethin e Prishtinës. Mësimet fillestare i kreu në Obiliq, që tani quhet Kastriot, ku ishte ndër nxënësit më të shquar… Në vitin 1930 u regjistrue në Medresenë “Pirinaz” të Prishtinës, pranë dijetarëve të njohur të asaj kohe, Mulla Hamdi ef. Gërçina dhe Mulla Ahmed ef. Mardoçi, të cilët dalloheshin edhe për ndjenjat e zjarrta atdhetare… Pas diplomimit, në vitin 1944, u emërue imam në xhaminë e katundit Dobrajë e Madhe në rrethin e Lypjanit, kurse më vonë shërbeu edhe si mësues… Në fillim të vitit 1946, kur forcat...
>>

Prejardhja e Babadimrit

22/12/2009 08:38
Kush është Babadimri? Babadimri, i cili iu jep dhurata fëmijëve, është në të vërtetë Shën Nikolla. Shën Nikolla është një figurë e lashtë, antike, e thurrur me legjenda, prralla, mite... Kulti i Babadimrit është i përhapur të gjithë hemisferën perëndimore, por ndër shekuj ka përjetuar ndryshime rrënjësore, deri sa erdhi në formën e sotme bashkohore... Imazhin e Babadimrit në kohën moderne ia ka dhënë dy shkrimtar amerikanë, të cilët janë: Thomas Nast dhe Clement Clarke Moore Thomas Nast. Thomas Nast (1840-1902), shkrimtar amerikan, me prejardhje gjermane, i njohur si “babai i karikaturës” amerikane, është i pari që e vizatoi si karikaturë pamjen e Babadimrit, me të cilën e përhapi...
>>

Myderriz Haki Sermaxhaj (1914-1948)

20/11/2009 18:22
Myderriz Haki Sermaxhaj ishte hoxhë, dijetar, pedagog, profesor, drejtor, atdhetar, komandant, luftëtar...Ndrroi jetë në burg, në Srem të Sërbisë, luftoi për çlirimin e Kosovës e bashkimin e Shqipnisë... “Unë jam i gatshëm për bashkpunim me çdo shqiptar, pa dallim feje, vendi, ideje apo edhe bindje politike, unë s’kam gajle që ju jeni komunistë... Jam i gatshem të bashkpunoi edhe me komunistë, por vetëm për bashkimin e Kosovës me Shqipni, por kurrën e kurrës për bashkimin me Serbi...” (Tetor, 1944, -Myderriz Haki Sermaxhaj) Haki Sermaxhaj lindi me 14 tetor 1914, në katundin Hogosht të Kamenicës, sot ish Kamenica quhet Dardanë. Është djali i atdhetarit, luftëtarit,Taip Salih Doshi, i...
>>
1 | 2 | 3 | 4 | 5 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja