Imam Xhunejd El-Bagdadi (830-910)

30/05/2009 10:55

Imam Xhunejd el-Bagdadi është një personalitet i shquar në shumë lëmi, ndër më të njohurit në kohën e tij…

Ka lindur në vitin 830, në Bagdad, por është me prejardhje persiane, nga Nahauandi, që ndodhet në Juglindje të Iranit, prej nga familja e tij ishin shpërngulur, në Bagdad.

Emri i plotë i tij është:

Imam Xhunejd ibn Muhammed ibn el-Xhunejd, Ebu el-Kasim el-Kauairi el-Kazaz el-Nahauandi el-Bagdadi el-Shafi’i.

Si fëmi ka qenë shumë i zgjuar, aq sa edhe Kur’anin e madhnueshëm përmendësh e ka mësuar… Ka studiuar me shumë dëshirë, aq sa gjithnjë ishte studenti më i mirë. Ka studiuar vazhdimisht në Bagdat, përtej nuk ka bërë asnjë hap… Ka qenë Sunni, kurse ka ndjekur drejtimin Shafi’i…

Për aftësitë që kishte në shumë lëmi, Imam Xhunejd el-Bagdadi ka qenë Gjykatësi Kryesor i Sheri’atit, Imam kryesor i Bagdadit dhe Shejhu kryesor i tarikatit…

Është shoqëruar në vazhdimësi me Shejh Siri es-Sakati, dajën e tij, prej të cilit është frymëzuar dhe me Shejh

Harith el-Muhasibi. Kurse prej tij me mijëra kanë mësuar, ndër ta edhe Shejh Husein Mensur el-Hallaxhi, që më vonë është ekzekutuar…

Shejh Husein Mensur el-Hallaxhi (858-922) një sufi persian, që e kishte shejh Imam Xhunejd el-Bagdadiun është dënuar, ekzekutuar për fjalën e tij: “Ene el-Hakk” (Unë jam Hakku), kur ishte në një dehje zemërore, shpirtërore…!

Imam Xhunejd el-Bagdadi, në atë vendim, për ekzekutim, kishte shkruar:

”Sipas Ligjit Islamik, Sheri’atit, ai është fajtor. Sipas të Vërtetës në Brendësi, All-llahu e di.”

Imam Xhunejd el-Bagdadi ishte njeriu më me famë në kohën e tij. Emri i tij ka hyrë në histori sepse ka shkuar 30 herë në këmbë haxhi…

Ndrroi jetë duke lexuar Kur’an, ditën e xhuma, në vitin 910, në moshën 80 vjeçare.

Edhe pse kanë kaluar 1100 vjet, Imam Xhunejd Bagdadiu në gjithë botën, edhe sot e kësaj dite, studiohet, çmohet, vlerësohet, në veçanti nga ata që janë sufi…

Për sufizmin ka merita të mëdha aq sa fjalët e tij ende jehojnë, ende frymëzojnë ende udhëzojnë…

Për gjithë ata që s’kanë njohuri, lexoni me vëmendje këshillat e tij:





SUFIU I SHËMTUAR



Nëse

E shihni

Ndonjë sufi

Me pamje

Dukje,

Të jashtme,

Të zbukuruar,

Atëherë,

Menjëherë,

Duhet kuptuar

Se ai, sufi,

Përmbrenda

Është i shëmtuar…



-------------------------------------





PA SHERIAT-

S’KA TARIKAT



Nëse e shihni

Ndonjë njeri

Duke fluturuar,

Askush

Mos t’i beson,

Askush

Mos t’a pason,

Përderisa

Rregullat e Sheri’atit

Ai nuk i zbaton….



-----------------------



Ç' ËSHTË SUFIU?



Sufiu është

I ngjajshëm

Me tokën:

Mbi te

Hudhën, gjuhën,

Të gjitha flliqëtirat,

Por, asgjë,

Megjithatë,

Prej tokës

Dalin, rriten,

Të gjitha të mirat.



Sufiu është

Sikur retë;

Ato të gjithëve

U bëjnë hije,

Sjellin freski.



Besimtari-Sufi

Është si një

Pikë shi

E cila

Kudo që bie

Sjellë gjallëri…



Mexhid YVEJSI, Gjakovë
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja