SHKENCA DHE FEJA...

29/04/2009 18:29

SHEJH MUHAMED IKBALL 


 Shejh Muhamed Ikballi është djali i Shejh Nur Muhamedit, një besimtar i devotshëm.

Lindi me 9 Nëntor 1877 në qytetin e famshëm Sailkot, në krahinën e njohur Panxhab, në Pakistan, që atëherë ishte nën sundimin britanik…

Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, ku krahas mësimeve e kreu edhe Hivzin, e mësoi Kur’anin përmendësh. Në fëmijëri, përveç prindit, ndikimi kryesor fetar-shpirtëror, që i la gjurmë tërë jetën, i erdhi nga dijetari i madh, Mevlana Mir Husein…

Studioi filozofinë, letërsinë angleze, gjuhën arabe etj, në qytetin Lahor të Pakistanit.

Ka jetuar, studiuar dhe punuar disa vite në Evropë, kryesisht në Angli dhe Gjermani, ku ka doktorue në filozofi…

Shejh Muhamed Ikball ishte filozof, sufi, politikan, shkrimtar, letrar, në veçanti një poet, që me poezitë e tij ka frymëzuar e frymëzon ende çdo brezni…

Ka shkrue poezi në gjuhën persiane dhe urdu. Prej afër 12.000 vargjeve, rreth 7.000 vargje janë në gjuhën persiane….

Poezia e tij, kryesisht, është ndikue nga poeti i madh, Mevlana Xhelaluddin Rumiu, për të cilin Muhamed Ikballi kishte një nderim të veçantë…

Përmbledhja e parë me poezi e Muhamed Ikballit është botuar me 1915, është shkruar në gjuhën perse, me titull: “Asrar-e-Khudi” (Fshehtësitë e Egos”).

Në vitin 1924 botoi librin e dytë me titull: “Payma-e-Mashrik” (Mesazhi i Lindjes).

Kurse në vitin 1927 e botoi përmbledhjen e tretë, me titullin:

“Zebur-e-Axhem” (Psalmet Persiane)…

Ka shkruar e botuar edhe libra të tjerë me përmbajte politike, filosofike, islamike….

Ndrroi jetë me 21 Prill 1938.

Për shpirtin e tij të ndritur një el-Fatiha! Amin!

MUHAMMED IKBALL

(1877-1938)



SHKENCA DHE FEJA



Një herë shkenca i tha fesë:

“Syri im

Mund të shoh çdo gjë

Që në këtë botë

Është e krijuar,

Bota e tërë

Është në rrjetën time

E shtrënguar, e pushtuar.

Unë jam e interesuar

Vetëm për gjërat materiale,

Ato sjellin fitime, fitore,

Ç’më duhen mua

Çështjet shpirtërore?

Unë mund të zbulojë

Mijëra melodi,

Haptas mund të shpalli

Çdo fshehtësi…



Feja i tha shkencës:





Me magjinë tënde

Madje valëve në det

I vëni flakën,

Detin e kallni krejt.

Ju mund ta ndotni,

Ta fëlliqni atmosferën

Me gazra helmues

Që janë vdekjepues.

Kur ndahesh prej meje,

Drita yte s’është dritë,

Ajo bëhet terr, varr,

Flakë, zjarr.

Në jetën tokësore

Ti ke prejardhje Hyjnore,

Por jeni e verbuar,

Nuk po e vëreni

Se jeni e kurthuar,

Në rrjetë e pushtuar,

Nën kthetrat

E shejtanit të mallkuar.

Lirohu. Eja. Kthehu.

Këtu, këtë tokë djerrinë,

Këtë tokë shkretëtirë

Shndërroje në kopsht të mirë.

Huazo prej meje pakëz mirësi,

Huazo prej meje pakëz dashuri,

Dhe tokën ku jetojmë

Xhennet mund ta bëjmë.

Që nga dita e Krijimit

Ne bashkë kemi jetuar,

Të jetojmë bashkë përsëri,

Ne jemi zëra të ndryshëm

Por kemi të njëjten melodi.”



Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë 
 
 
 
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja