Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Emri i Zotit në njëqind e një gjuhë, ...SHKRUAN, MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

24/12/2008 23:29
E M R I I Z O T I T NË NJËQIND E NJË GJUHË, TE NJËQIND E NJË FISE, POPUJ, KOMBE! Gjatë gjithë historisë njerëzore, të gjithë fiset, popujt dhe kombet kudo dhe kurdoherë, kanë besuar në një Zot, Autor, Krijues, Sundues, Zhvillues Furnizues i çdo krijese, i çdo gjallese… Fise, popuj dhe kombe të ndryshëm , gjatë gjithë historisë, jo vetëm që kanë besuar në Zot, por Atë edhe e kanë adhuruar në objekte të ndryshme fetare dhe e kanë emëruar me një emër të veçantë, me një kuptimtë veçantë. Historiani dhe enciklopedisti i njohur James Hastings në veprën ”Encyclopedia of Religion and Ethics” shkruan: ”Nuk ka popull në botë ose gjuhë në rruzullin tokësor që është pa emërin e...
>>

Prejardhja e Kalendarit...

18/12/2008 13:12
  Prejardhja e muajve të vitit Prejardhja e ditëve të javës Emërimi dhe kuptimi … H Y R J E Nuk ka njeri që nuk ka kalendar në shtëpi. Nuk ka shqiptar, shehërli apo katundar, që nuk ka një apo më shumë kalendarë, kalendarë të çdo forme, lloji, cilësie apo madhësie. Kalendari është bërë nevojë e përditshme e jetës. Jeta pa kalendar është diçka e paparë…! Po , por prej nga vjen fjala kalendar? Fjala kalendar vjen nga gjuha latine. Rromakët ditën e parë të muajit e quanin kalendes ose kalendae. Prej fjalës kalendes-kalendae, që e ka burimin nga gjuha latine, prej fjalës kalare, që do të thotë shpallje solemne ose thirrje, vjen fjala kalendar. Sot në botë, sipas llogarive të...
>>

Prejardhja e Viti të ri, SHKRUAN, MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

15/12/2008 14:24
  PREJARDHJA E VITIT TË RI “…Përbehem në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët me mendje të errërsuar, larg nga jeta e Hyut, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë mbas shfrenisë, në mënyrë, të shtyrë prej lakmisë, të bëjnë çdo poshtërsi.” (Bibla, Efesianëve, 4:17-20) ( Pasha kohën ! Njeriu me siguri është në humbje. Përveç atyre që besojnë, porosisin për drejtësi dhe këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.) (Kur’an-i, 103:1-3) Pyetja më e shpeshtë që po bëhet këto ditë, në fund të muajit dhjetor, pra, në fund të vitit, është: Ku do ta pritni Vitin e Ri? Shpesh...
>>

Roli i ulemave në lidhjen e Prizerenit, SHKRUAN, MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

14/12/2008 14:12
  130-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit ROLI I ULEMAVE NË LIDHJEN E PRIZRENIT (1878-1881) All-llahu i Madhëruar e ka përcaktuar se kush janë besimtarë: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillët janë ata të vërtetët.” (Kur’an, 49:15) Hyrje “Haj medet për kit Shqipni, Shtatë krajla n’ta janë hi: Karadaki me Serbi…” -Popullore Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Rëndësia e madhe historike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shtrihet jo vetëm në të gjitha trojet...
>>

Ringjallja e Enverit dhe dashamirët e territ, SHKRUAN: MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

12/12/2008 22:02
  RINGJALLJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT... Rreth shënimit të 100-vjetorit të diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha (1908-2008) “Askush nuk është aq i verbër se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë”. -_Xh. Suift. Ata që e shënuan, ata që e përkujtuan, ata që e organizuan Akademinë përkujtimore për Enver Hoxhën, në njëqindvjetorin e lindjes, kanë të drejt, por e drejta e tyre nuk do të thotë se ata vepruan drejtë.. Pse? Sepse, nën diktaturën komuniste të diktatorit Enver Hoxha, në Shqipëri u pushkatuan mbi 6000 burra dhe gra, prej tyre ishin mbi 1000 shqiptarë nga Kosova… Sepse, nën diktaturën komuniste të diktatorit Enver Hoxha, vuajtën deri në vdekje mbi 16000...
>>
<< 10 | 11 | 12 | 13 | 14 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja