Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Mulla Fadil Rashiti (1975-1998)

08/11/2009 13:55
Mulla Fadil Rashiti ishte hoxhë, i cili ra dëshmor, E dha jetën për liri, për Kosovë, me pushkë n’dorë… Nga Mexhid Yvejsi, Gjakovë Lindi me 25 Janar 1975, në katundin Petrovë në rrethin e Shtimes. Rrjedh prej një familje fshatare, por e edukuar në frymën fetare e atdhetare. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, me suskes të shkëlqyeshëm. Mësimet e mesme i vazhdoi në Prishtinë, ku qe regjistrue në Medresenë “Alauddin”. Fadil Rashiti , sikurse në shkollën fillore, ku ishte dalluar, edhe në Medresënë “Alauddin” të Prishtinës, të cilën e kreu në vitin 1994, ishte nxënës i shkëlqyeshëm, me sjellje shembullore… Në vitin 1994, posa e kreu Medresenë, Mulla Fadil Rashiti në moshën 19...
>>

Mulla Arben Hyseni (1980-1998)

08/11/2009 13:52
“Dëshira ime e vetme është të bie shehid për lirinë e Kosovës.” Mulla Arben Hyseni një hoxhë dëshmor që u vra për Kosovë me armë n’dorë… Arben Hyseni, djali i Rexhep Hysenit, u lind me 12 Prill 1980, në katundin Godanc në rrethin e Shtimes. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare, por e pasur nga trashëgimia fetare e atdhetare… Mësimet fillestare i kreu në fshatin e lindjes, me rezultat të shkëlqyeshëm, ku dallohej në lëndën e historisë dhe të edukatës fizike. Në vitin 1995 u regjistrue në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, ku e vazhdoi mësimin me shumë interesim dhe ishte ndër nxënësit më të mirë të klasës së vetë. Kështu vazhdoi deri sa e kreu vitin e tretë. Viti që e kreu...
>>

Ibrahim Fehmiu (1892-1951)

01/11/2009 14:30
Nga Mexhid Yvejsi, Gjakovë Në vargun e gjatë të dijetarëve të shquar gjakovarë, hyn, pa dyshim, tërë shkëlqim, edhe Ibrahim Fehmiu. Ibrahim Fehmiu ishte hoxhë, dijetar, një nga mësuesit e parë, pishtar i arsimit kombëtar, burrë trim, guximtar, atdhetar, një shembëlltyrë për çdo shqiptar... Ibrahim Fehmiu lindi me 25 nëntor 1892, në Gjakovë. Rrjedh prej një familje tregtare, por që ishte e ndershme, arsimdashëse e besimtare. Mësimet fillestare i kreu në mejtepin e Xhamisë së Gërçarëve, në Gjakovë, për t’i vazhduar në mejtepin e “Halil Efendisë”. Mësuesi i parë i tij ishte Hafiz Ymer Guta, (1860-1963) një hoxhë dijetar, atdhetar e luftëtar, që u përpoq tërë jetën për liri e...
>>

Mulla Ahmet Çunaku (1889-1952)‏

01/11/2009 14:29
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë Mulla Ahmet Çunaku nuk ishte vetëm një hoxhë, por ishte një shkollë, një mejtep, një medrese. Nuk ishte vetëm një hoxhë, por ishte edhe një edukator, mësues, predikues. Nuk ishte një hoxhë për të vdekurit, por ishte një hoxhë për gjallët, të cilët ishin të lodhur nga hallet. Mulla Ahmeti Çunaku ishte një udhëheqës shpirtëror, ishte një prinjës popullor… Kush ishte Mulla Ahmet Çunaku? Mulla Ahmet Çunaku lindi në vitin 1889 në katundin Lluga të Llapit. Mësimet fillestare i kreu në katundin Sibofc, ndërsa Medresenë në Prishtinë, pranë dijetarit, Myderrizit, Hafiz Islam Nekofcit, i cili i kishte krye studimet në Damask, Siri. Në vitin 1918, menjëherë, pas...
>>

Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

01/11/2009 14:28
ING. XHAFER IBRAHIM DEVA (1904-1978) Xhafer Deva është një personalitet i rrallë shqiptar, që aq shumë admirohet, por aq shumë edhe mallkohet... ! Admirohet si më i madhi atdhetar, por mallkohet edhe si më i madhi tradhtar...! Admirohet aq shumë nga atdhetarët, nacionalistët, por që mallkohet aq rëndë nga serbët, shovenistët, titistët, enveristët, pra, nga çetnikët e komunistët... Kush ishte Xhafer Deva? Xhafer Deva lindi me 21 Shkurt 1904 në Mitrovicë. Është djali i pestë me radhë i Ibrahim Devës, një tregtar i njohur nga Mitrovica. Ibrahim Deva, babai i Xhaferit, i lindur në Mitrovicë, por me prejardhje nga Gjakova, ishte pronar i një punishte druri, një pasanik i njohur,...
>>
<< 1 | 2 | 3 | 4 | 5 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja