Mulla Arben Hyseni (1980-1998)

08/11/2009 13:52

“Dëshira ime e vetme është të bie shehid për lirinë e Kosovës.”



Mulla Arben Hyseni një hoxhë dëshmor që u vra për Kosovë me armë n’dorë…



Arben Hyseni, djali i Rexhep Hysenit, u lind me 12 Prill 1980, në katundin Godanc në rrethin e Shtimes. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare, por e pasur nga trashëgimia fetare e atdhetare…

Mësimet fillestare i kreu në fshatin e lindjes, me rezultat të shkëlqyeshëm, ku dallohej në lëndën e historisë dhe të edukatës fizike.

Në vitin 1995 u regjistrue në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, ku e vazhdoi mësimin me shumë interesim dhe ishte ndër nxënësit më të mirë të klasës së vetë.

Kështu vazhdoi deri sa e kreu vitin e tretë. Viti që e kreu vitin e tretë, viti 1998, ishte viti vendimtar për këtë dhe për atë jetë…

Pse? Sepse ai kishte një dëshirë të vetme dhe ajo ishte:

“Dëshira ime e vetme është të bie shehid për lirinë e Kosovës.”

Arben Rexhep Hyseni, hoxha i.ardhshëm, e la shkollën e dashur, medresënë, e la familjen dhe u nisë në luftë për atdhenë…

Ishte data 18 gusht, e vitit 1998, kur Mulla Arben Hyseni, me disa shokë nga katundi, u rreshtue në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Krojmir të Drenicës…

Në Krojmir të Drenicës, por edhe në vise të tjera, në Kosovë e Shqipni, kudo që Mulla Arbeni shkoi, të gjithë e thërrisnin Mulla Arben, Hoxha Arben, kudo që kishte shkuar, ai ishte një personalitet shumë i nderuar…

Hoxha, Mulla Arbeni, përveç që ishte trim e guximtar, ishte i dashur, modest e bujar. I kryente pa fjalë, me përkushtim të gjitha detyrimet fetare, luftarake, kombëtare…

Dëshmon shoku i tij , Enis Rexha, shok shkolle, në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, njëherësh edhe bashkëluftëtar, kur, gjatë kohës së luftës, e kishin pyet një herë hoxhën, Mulla Arbenin, se:

“Cila ishte dëshira e tij e vetme në këtë jetë?”

Hoxha, Mulla Arbeni, shokëve ushtarë, eprorë, bashkëluftëtarë, iu përgjigjet:

“Një ditë të gjithë do të takohemi me vdekjën, kush më herët e kush më vonë, por dëshira ime e vetme është të bie shehid (dëshmor) për lirinë e Kosovës”.

Me 14 dhjetor 1998, duke u kthyer nga Shqipnija me armatim, së bashku me 149 ushtarë të UÇK-së, prej të cilëve u vranë 36 ushtarë , në mesin e tyre ishte edhe hoxha, Mulla Arben Hyseni që u vra në Kosovë, për Kosovën…

Dëshirën e tij të vetme në këtë jetë, siç e tha vetë, ishte të bie shehid, dëshmor, për Kosovë, e këte ia plotësoi Zoti i Madh dhe i Vërtetë…



Mexhid YVEJSI, Gjakovë
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja