Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Mr.Hajdar Salihu (1950-1995)

09/08/2009 02:58
Hajdar Salihu lindi në vitin 1950, buzë Erenikut, në katundin Batushë, në rrethin e Gjakovës. Rrjedh prej një familje të varfër fshatare, por që dhanë shumë për kulturën dhe çështjen kombëtare… Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, kurse në Gjakovë e kreu shkollën e mesme. Studimet universitare i kreu në Prishtinë, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ku më vonë edhe magjistroi në temën: “Poezia shqipe me alfabet arab”, të cilën ia kishte caktue Prof. Dr. Rexhep Qosja… Tema e magjistraturës “Poezia shqipe me alfabet arab” ishte ajo që na afroi, na shoqëroi e na bashkoi me Hajdar Salihun, deri sa ndrroi jetë, në vitin 1995. Si ndodhi kjo? Ishte viti 1982. Hajdari sa kishte fillue me...
>>

Vexhi Ibrahim Buharaja (1920-1987)

09/08/2009 02:58
Vexhi Buharaja një figurë e shquar në shumë lëmi, një intelektual i veçant në Shqipni, besimtar, atdhetar, dijetar, poet, përkthyes, shkrimtar, historian, studiues, hulumtues, njohës i dhjetë gjuhëve, gjuhëve kryesore Lindore e Perëndimore… Lindi me 12 Maj 1920, në mahallën “Murat Çelepi” në Berat. Rrjedh prej një familje intelektuale, me trashëgimi të pasur fetare, kulturore, atdhetare. Babai i tij, Ibrahim Efendi, ishte hoxhë, myderriz, atdhetar, si edhe gjyshi i tij, Ismail Efendi, që të dy, burra të përmendur për dituni, në Berat e nëpër Shqipni… Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në Berat. Menjëherë e vazhdoi shkollimin në Medresën e Përgjithshme në Tiranë, ku në vitin 1940...
>>

Hafiz Selim Yvejsi (1913-2001)

02/08/2009 16:48
Hafiz Selim Yvejsi rrjedh prej një familje të vjetër gjakovare, një familje intelektuale, e cila ndër shekuj, brez pas brezi ishte bartëse e jetës arsimore, edukative, kulturore, fetare dhe atdhetare në Gjakovë, në Kosovë … Stërgjyshi i tij, Myderriz Yvejs Efendiu, me prejardhje nga Shkodra, prej të cilit vjen mbiemri Yvejsi, ka qenë Myderrizi i parë i Medresës së Madhe të Gjakovës, që ishte drita e Kosovës… Hafiz Selim Yvejsi është i biri i Mulla Abdurrahimit. Lindi në Gjakovë, më 4 maj 1913. Ishte më i vogli prej katër vëllezërve, që të gjithë hoxhallarë: Myderriz Tahir Efendiu (1898-1984), Mulla Ragibi (1900-1984), Hafiz Hysniu (1910-1954) dhe Hafiz Selimi(1913-2001). Edhe babai i...
>>

Haxhi Idriz Vuçitërna (1950-2004)

25/07/2009 11:38
Idriz Vuçitërna është djali i Haxhi Hasan Vuçitërnes, (1919-1988) ish-i burgosur politik, që për komunistët ishte armik, sepse ishte besimtar e atdhetar, ka qenë kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Rahovecit, i cili u vra nga policia serbe, në korrik të vitit 1988, por që trupi i tij ende nuk është gjetur… Është nipi i dëshmorit, Hasan Vuçitërna, ka qenë hoxhë i nderuar, i cili është vra, pushkatuar, nga ushtria serbe, në vitin 1919… Idriz Vuçitërna, djal e nip dëshmori, të vrarë nga ushtria e policia serbe, lindi me 11 Shtator 1950, në Rahovec, ku kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Studimet për teknologji i filloi Tuzllë të Bosnës dhe i përfundoi në Mitrovicë. Ndonëse me...
>>

Shejh Qazim Hoxha (1883-1959)

16/07/2009 23:35
Shejh Qazim Hoxha ka qenë një figurë e shquar fetare-kombëtare, ka qenë mësues, hoxhë, profesor, pedagog, shejh, sufi, i tarikatit Tixhani, komentues, krijues… Shejh Qazim Hoxha lindi në vitin 1883, në Shkodër. Rrjedh prej një familje intelektuale. Babai i tij ka qenë mjek i shquar, në Shkodër ishte shumë i nderuar, por ndrroi jetë i ri, kështuqë, Qazimi, djali i tij, u rritë tek dajët, me shumë kujdes, por edhe me vështirësi… Mësimet fillestare i kreu në Parrucë të Shkodrës, kurse mësimet e mesme po në Shkodër, ku kreu Shkollën e Mesme Ushtarake. Me këtë shkollë ai kishte mundësi të bënte karierë, të bënte emër, por nuk ishin këto që i flenin në zemër… Zemra e tij, qysh kur ishte...
>>
<< 2 | 3 | 4 | 5 | 6 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja