Ushqimi i nënës dhe eshtrat e fëmijës

14/07/2009 08:55

Një studim i realizuar në Britani të madhe tregon se konsumimi i baraspeshuar dhe i shëndetshëm i ushqimit gjatë shtatzënisë, është i lidhur me formimin e eshtrave më të shëndoshë dhe më të fortë.

Shkencëtarët pranë Universitetit të Southamptonit kanë përcjellë ushqyerjen e 198 shtatzënave, ndërsa rezultate kanë treguar se ushqimi i pasur me pemë, perime, drithëra dhe produkte të grimcave integrale është e lidhur me formimin e eshtrave më të mëdhenj dhe më të dendur te fëmijët e tyre.

Ndërkohë ushqimet që duhen shmangur janë sheqeri, produktet e mishit, patatet e skuqura dhe lëngjet e gazuara.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja