TIPARET E PROFETIT MUHAMED ALEJHI SELAM

30/06/2008 18:17

I Dërguari i Allahut a.s. shquhej për aspektet e shumta të përsosmërisë që nuk ishin dhuruar askujt ,prandaj ai ishte i pakrahasueshëm dhe shokët e donin aq shumë.Asnjë   njeri në botë nuk është respektuar dhe nderuar sikur ai nga shokët e tij.Ata çë e njihnin mirë ishin mahnitur prej tij.Të tjerët   ishin të gatshëm   të flijonin jetën e tyre për të shpëtuar një thua të tij nga lëndimi,si   shembulli i Hababit ,i Jasirit ,i Sumejes etj..

Nuk duhet të befasohemi nga ky realitet ,pasi profetët e Zotit duhet të mbrohen edhe me jetë po qe se kërkohet, në mënyrë që ata ta kryejnë misionin që u dha Zoti dhe që ti mësojnë njerëzitë.

E kanë dashur sepse ka qenë i Dërguari i Allahut dhe i përkryer si asnjë krijesë tjetër njerëzore.Ai bashkonte devotshmërin   me moralin e lartë ,prandaj ishte   më i dashuri te Zoti dhe te njerëzit.Besonte fuqishëm tek Allahu dhe gjithë forcën e gjente në nënshtrimin ndaj tij.

Shquhej në fisin e vet për gjuhën e bukur dhe sjelljen e mirë e vyrtytet fisnike,por edhe nga pamja ka qenë i pashëm.Ishte i butë i përzemërt dhe gjithnjë ka thënë vetëm të vërtetën.Ai shquhej për normat e përsosura etike,të cilat nuk mund të përshkruhen me fjalë.

Kur heshte ,dallohej për qëndrimin   dinjitoz dhe për maturinë dhe kur fliste,e frymezonte shkëlqimi dhe eleganca.Ka qenë njeriu më i bukur dhe më elgant prej së largu,por edhe më i bukur dhe më tërheqës prej së afërmi.Me logjikë të pastër dhe me jehonë të këndshme ,dhuntia e të folurit të tij ishte si varg margaritarësh.As trupshkurtër që të mos vërehet,as trupgjatë që të dallohet.I fuqishëm,as i ngrysur as i vrejntur.I shoqërueshëm dhe i kujdeshëm ndaj bashkëbiseduesit.Mes shpatullave ka pasur vulën e pejgamberllëkut.

Kishte shtrëngim dore të fuqishëm.Kishte natyrë të butë dhe sjellje fisnike .Kur e shihte dikush rastësisht,ndjente ndaj tij respekt e nderim të thellë.Kush shoqërohej me të,e donte dhe e çmonte.Ka qenë zemërbutë dhe tolerant,gjithnjë i gatshëm për të falur kur duhet.Ai që e përshkruante ,thoshte:"Nuk kam parë para tij e as pas tij dikë që i pëngjante atij s.s.v.s!"Tirmidhiu.

Ligjërimin e fillonte dhe e perfundonte tejet qartë.Fliste në mënyrë koncize,jo gjërsisht,me gjuhë të pastër,me domethënie e urtësi të qarta dhe nuk përdorte fjalë boshe.

Gjëja   më e bukur që ka pasur ka qenë dhuntia e Allahut të Madhërishëm për të pranuar Shpalljen dhe shkathtësia për t'ua kumtuar atë njerëzve.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja