Te drejtat e njeriut dhe drejtesia ne Islam

30/06/2008 13:44

 

Islami i siguron shume te drejta te njeriut per individin.Ne vijim jane disa te drejta te njeriut qe i mbron Islami.Jeta dhe prona   e te gjithe qytetareve ne shtetin islam konsiderohen te shejnta,pavarsisht se a esht musliman a jo.Islami gjithashtu mbron nderin.Prandaj,ne Islam,fyerja a tallja me ta nuk lejohet.Racizmi nuk eshte i lejuar ne Islam,ngase Islami flet per barazine njerezore me keto fjale:"O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë."(KUR'AN,49:13)

    Islami eshte fe e drejtesise.All-llahu xh.sh ne Kur'an ka thene:"All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni."(KUR'AN,4:58)

    Dhe Ai ka thene:"Nëse dy grupe besimtarësh tentoj në të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftonie atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t'i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse ktheheni, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbanie drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit."(KUR'AN ,49:9)

    Bile ne duhet te jemi te drejte edhe me ata te cilet i urrejme,siç ka thene Zoti:"O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kinie dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni."(KUR'AN,5:8)

    Profeti Muhamed s.a.v.s. ka thene:"Njerez,ruhuni nga padrejtesia,ngase padrejtesia do te jete erresire ne Diten e Gjykimit.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja