Rendesia e ezanit ne Islame

30/06/2008 13:34

 

RENDESIA E EZANIT NE ISLAM

 Edhe thirrjen(ezanin)tuaj për namaz ata e marrin për tallje e loje.Me këte vërtetojnë se janë që nuk kuptojne.(El-Maide:58)

Në fillim të shpalljes së Islamit dhe organizimit të xhematit-bashkësisë,si dhe kryerjes së namazit bashkërisht me xhemat,kishte shumë propozime për fillimin e kryerjes së namazit dhe ne fund hazreti Omeri r.a., si thuhet tek Buhariu propozoi:
"Pse nuk dërgon një njeri i cili do të thërrasë rregullisht për namaz?.Pastaj Resulullahi a.s. tha:"O Bilall çohu dhe thirre ezanin për namaz".
  Prej atëher e deri më sot në mbarë botën thirret ezani në të njëjtën mënyrë.Ezani thirret publikisht për të treguar fillimin e kohëve të namzit sikur shfaqen shtrëngata,zënka,breshër,pushtimi i ndonjë qyteti apo krahine,para hytbesë së xhumasë etj.
    El Kurtubiu si dhe shumë dijetarë të tjerë,thonë:
"Ezani është me tekst të shkurtër,porse ka kuptim shumë të thukët dhe me përmbajtje të mësimeve themelore islame.Ai fillon me madhërimin e Allahut xh.sh që do të thotë shprehje e ekzistencës së Tij ,falenderim për ekzistimin vetëm të Tij dhe refuzim të ekzistimit të çfardoshoqi të Tij,pranimin e pejgamberllëkut të Muhamedit a.s.,pastaj thirrje për kryerjen e namazit në kohë të duhur,për dëgjueshmëri dhe falenderim ndaj Krijuesit për të gjitha të mirat ndaj nesh,thirrje për fat dhe shpëtim në të dy botët.Përsëritja e fjalëve të ezanit na kujton ringjalljen e jetës në botën e ardhshme,sidomos në rëndësinë e besimit në përmbajtjen e secilës fjali të tij".
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thenë:
    "Sikur ta dinin njerezitë çka kanë për thirrjen e ezanit dhe falje në rendin e parë të xhematit, edhe sikur mundësinë e vetme për të arritur këtë ta gjenin në hedhjen e shortit(tërheqja e shigjetës),ata do ta hidhnin;sikur të dinin për rëndësinë e faljes së drekës(në qastet e para të fillimit të saj),do të bënin gara për të,e sikur te dinin krejt qka kanë në jaci dhe sabah do të shkonin në ato,qoftë edhe duke u zvarritur".Muhamedi a.s. kur udhëtoi natën e Miraxhit dhe kur arriti në Kudsi-Sherif,ezanin e thirri Xhebraili a.s,në Mesxhidi Aksa u ndalën dhe falën namaz,e Muhamedi a.s. ishte imam,kurse pas tij u falën melekët dhe Pejgamberët e Zotit."
    Në të gjitha vendbanimet në botë ku jetojnë muslimanët,çdo ditë dëgjohet zëri i myezinit,më të cilin proklamohet publikisht njësia e Allahut xh.sh.Me madhëshitinë e Tij të paarritur,thirren besimtarët në xhemat,në unitet dhe shpëtim.
Fatëkeqësisht ndaj këtij zëri e thirrjeje ka edhe të tillë që mbeten të shurdhër pa e kuptuar rëndësinë e fjalëve dhe thirrjve të mëdha të ezanit.
"Thuaj,o ithtarë të librit,a na e shihni për të metë vetëm pse e besuam Allahun;besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë!S'ka dyshim shumica jush janë të shfrenuar"(El-Maide:59)
    Ezani është aq me përmbajtje tek Allahu xh.sh,saqë Resulullahi s.a.v.s. ka thënë:"Duaja(lutja) e bërë me rastin e thirrjes së ezanit dhe duaja me rastin e qëndrimit në safat e parë të xhematit në emër të Allahut xh.sh,janë duatë e besimtarit të vërtet,të cilat nuk do të refuzohen".
    Hattabi,njëri nga dijetarët e mëdhenjë,konsideron se thirrja e ezanit është simbol i fesë Islame dhe se është obligim i myslimanëve që nuk bën ta lënë.  
Vlera dhe rëndësia e ezanit shihet nga këto fjalë të Pejgamberit a.s:
"Allahu xh.sh. do ti lirojë nga dënimi i varrit tre persona:myezinin,shehidin(dëshmorin) dhe atë që vdes ditën e premte ose natën e së premtes".
Kush e përserit atë që thotë myezini gjatë thirrjes së ezanit,do të ketë shpërblim sikurse ai.
    Në ditët e konsultimeve për mënyrën e shpalljes së kohëve të namazit Ebu Abdullah b. Zjedi nga fisi Hazrexh,një natë kishte ëndërruar,dhe ëndërren ia tregoi Pjegamberit s.a.v.s.:
    "Pranë meje kaloi një njeri i veshur me dy pallto të gjelbra e me një këmbanë në dorë dhe i thashë:
"O robi i Zotit,a do të më shesësh atë këmbanë?
-C'do të bëje me të?-pyeti ai.
-Duke i rënë këmbanës do të shpallim faljen e përbashkët të namazit-iu përgjgija.
-A do të udhëzoj për diqka më të mirë se kjo?-tha ai-Gjithsesi-iu përgjigja,kurse ai mu përgjgij:
-Të thuash "Allahu Ekber-Allahu është më i madhi,katër herë.Pastaj njeriu i veshur më të gjelbra,shqiptoi nga dy herë:
    Eshhedu en la ilahe il-lell-llah-dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut.
Eshhedu enne Muhammeden resulullah-dëshmoj se Muhamedi a.s. është pejgamber i Allahut.
Haj ale-s-salah-ejani në namaz
Haj ale-l-felah-ejani në shpëtim.
Allahu ekber-Allahu është më i madhi.
Pastaj një herë:
La ilahe il-lell-llah-nuk ka Zot tjetër pos Allahut.
Pejgamberi a.s. vërtetoi se ajo ishte ëndërr e vërtet dhe i tha që të shkosh tek Bilalli dhe të thërriste ezanin me këto fjalë sepse ka zë të bukur dhe të fortë.
Prej asaj kohe e deri në ditët tona,këto fjalë dëgjohen në të gjitha anët e botës e poashtu edhe tek ne.Secilit mysliman që kontribuon në ndërtimin,mirëmbjatjen dhe funksionimin e xhamive,ezani i kujton se në atë minare të mrekullueshme ka edhe elemente të tij të ndërtuara   dhe në bazë të atyre elementeve ngrihet zëri i zemrës së tij me madhështimin e Allahut xh.sh..Mendohet se nuk ka asnjë moment në 24 orët që të mos thirret një ezan në mbarë botën.Allahu xh.sh, në Kur'an porosit:
"E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut,që kanë bërë vepra të mira dhe që thotë:"Unë jam prej myslimanëve".(Fussilet:33)
    Kurse Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:"Për personin që ka thirrur ezanin në ditën e gjykimit,do të deshmojnë edhe njerëzitë e edhe xhinët,toka dhe deti si dhe të gjitha bimët dhe pemët".
    Ebu Hurejre ka thënë:"Personi që e dëgjon ezanin dhe nuk i përgjigjet thirrjes,ka bërë gabim ashtu sikurse ti derdhte vetes në vesh plumb të shkrirë."
    Transmetohet nga Shuajb b. Ebu Hamze nga Muhammed b. Munkediri,e ky nga Xhabir b. Abdullahu se pejgamberi s.a..v.s. ka thënë:"Kush shqipton pas të dëgjuarit të ezanit:
"Zoti im,Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe lutjes së përhershme,jepi Muhamedit pozitë,shkallë të lartë dhe dërgoje në vendin e lavdëruar   që ia ke premtuar"-e meriton ndihmesën time ditën e gjykimit.(Buhariu)
    Ezani është simbol i Islamit,zë vend të rëndësishëm në jetën e besimtarve në mbarë botën islame.Pra, nga qindra,minare në botë,çdo ditë 5 herë jehon ezani.Ezani tingëllon në ajër,jehon në lugina,kalon nëpër bjeshkë,lumenjë dhe thërret për namaz,për shpëtim.Kurse të gjithë ata që   nuk e kane ndotur shpirtin e zemrat e mbyllura,duke dëgjuar fjalët e thirrjes së aktin më madhështor në jetën e besimtarit,i afrohen Allahut të madhërishëm,Atij i Cili prej asgjëje krijoi gjithqka.Këto fjalë të ezanit gjithmonë kanë futur gëzim dhe freski në jetën   e muslimanit,dhe zgjojnë zemrat e kotura e inkurajojnë për hulumtimin e urdhërave të Allahut xh.sh .Ezani është një prej faktorëve që ringjall Islamin dhe i zgjon myslimanët.
    Ta kujtojmë Tarik ibni Zijadin,i cili me anije kaloi në Anduluzi
(Spanjë),në kodrën që sipas tij është quajtur Xhebeli Tarik(Gjibraltar),sepse po aty afër detit është thirrur ezani i parë .Kjo ndodhi në fillim të shek VIII.
  Prej atëher e deri më sot ,janë ngritur minare të mëdha për tu transmetuar fjalët më madhështore të ezanit-Allahu ekber.
  Ezani për myslimanët ka qenë gjithmonë shpresë,gëzim,qetësi dhe fat.Duke shqiptuar 4 herë fjalët Allahu ekber,besimtari këtë fjalë e drejton në 4 anët e botës,e për këtë do të dëshmojnë natyra,njerëzit,melekët dhe xhinët.Duke dëgjuar fjalët e larta të ezanit do ti përballojmë më lehtë vështërsitë me të cilat do të ndeshemi në jetë.Fjalët Allahu ekber jehojnë nga qindra miliona fyta të besimtarëve në ditët e bajrameve si dhe në tubime madhështore të haxhit,atëher kur shqipton kori disamilionësh i haxhinjëve.
    Me anë të ezanit besimtarët thirren për namazin e përbashkët në xhami,nga e cila buron arsimimi,kultura dhe civilizmi islam.Dijetarët e mëdhenjë islam si :Ebu Hanife,Shafiu,Maliku,Hambeli,Gazaliu,Ibni Ruzhdiu,ibni Sina,ibni Haldun e shumë të tjerë mësuan dhe studiuan nëpër xhami,ligjëruan në to dhe kështu përhapën mësimet dhe shkencat e tjera islame.Secili vend,fshat,lagje dhe qytet,ku gjenden xhamitë,mesxhidet dhe institucionet e tjera islame,kaplohet nga bekimi dhe mëshira e Allahut xh.sh..E ai që thërret-myezini,do të ketë shpërblim të madh.Transmetohet nga Ebu Hurjre se Muhamedi a.s ka thënë:"Pas pejgamberëve dhe shehidëve(dëshmorëve),uniformën e xhenetit,i pari do ta veshë Bilalli r.a. dhe të gjithë myslimanët e mirë që kanë qenë myezinë."
    Se është kusht që myezini ta ketë zërin e mirë,shihet nga fjalët e Ebu Hanifese r.a. i cili me rastin e faljes së namazit në një xhami ,u interesua për myezinin që kishte thirrur ezanin,sepse ai kishte pasur zë jo të bukur.Kur erdhi myezini e pyeti se sa e paguanin si myezin,e ai ishte përgjigjur se këtë e bënte për hir të Allahut xh.sh."Pasha Allahin,mos do ta largosh edhe këtë numër të vogël të xhematit nga xhamia "-tha ai.
    Allahu le ti mbushë zemrat e myslimanëve me ndjenja dashurie për ezanin,i cili do të mbajë të bashkuar deri në ditën e gjykimit

Back

Komento artikullin: Rendesia e ezanit ne Islame

Date
By
Subject

ESELEMU ALEJKUM

ALLAHU JU NDIMOFT TE GJITH MUSLIMANTE

Date
By
Subject

syla

Allahu ju shperbleft te gjith besimtaret ne ter boten ku do qe jan amin o ZOT...

Date
By
Subject

syla

Allahu ju shperbleft te gjith besimtaret ne ter boten ku do qe jan amin o ZOT...

Date
By
Subject

syla

Allahu ju shperbleft te gjithve besimtart ku do qe jan ne te gjith boten amin....

Date
By
Subject

selam alejkum

INSHA ALLAH ALL LLAHU NA PRANON RAMAZANIN TE GJITHE MUSLIMANVE E INSHA ALLAH ALL LLAHU NA BEN NGA BANORET E GJENETIT AMIN

Date
By
Subject

selam alejkum o vellezer musliman allahu qoft i kanaqun me ju allahu ju shperbleft

alahu ju shperbleft o vllezer per kto hadithe qe po shkruni ne net allahu ju shperbleft per qdo shkronje qe po shenoni po kisha desht meju than qe sa me qart te shenoni per shkak ka mundesi ndoni prej fjalve te mos i kuptoj lexusi pershendetje me pershendetjen islame paqa dhe meshira Allahut qoft mbi ju dhe mbi shpirtin e mesuesit ke kesaj bote a,s MUHAMED s.a.v s selam alejkum nga Prizreni

Date
By
Subject

eselemu alejkum

Allahu ju hperbleft per kete temë dhe per punene qe po e beni.
Allahu ju shtoft sinqeritetin....
Mos harroni me bo dua per mua dhe familjen time dhe per te gjith muslimanet pasi ta thirrin ezanin....
Allahu ju shperbleft me xhennetin firdeus amin...

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja