Përse u ndalua mishi i derrit

19/08/2008 15:18

   Klasifikimi i gjërave në të lejuara dhe në të ndaluara,bëhet sipas urdhërit të Allahut.Allahu xh.sh. disa gjëra i ban hallall e disa i ban haram. Pra,feja është provim,është një propozim dhe alternativë që u jepet njerëzve.

  Allahu xh.sh që ti bëjë njerëzit të përshtatshëm për të hyrë në Xhennet i kalon ne provim.Gjëja themelore është bindja ndaj këtyre urdhërave dhe ruajtja nga gjërat e ndaluara.Principet e vendosura nga Allahu xh.sh kanë shumë dobi si për njeriun në planin personal,ashtu edhe për njerëzit në planin e përbashkët(të shoqërisë).Ndalimi i përdorimit të mishit të derrit është njëri prej atyre gjërave haram.Kjo ndalesë përmban në vete shumë dobi,disa prej të cilave do ti transmetojmë më poshtë:

Lëndët helmuese

   Mishi i derrit është një mish shumë me dhjam,dhe mbas konsumit ky dhjam kalon në gjak dhe në një të ardhme rrezikon shëndetin e njeriut.Kjo yndyrë që shëtitet nëpër damarët e njeriut,bëhet shkak për rritjen e tensionit(hipertension),bllokimin e damarëve dhe për infrakt të zemrës.

   Në mishin e derrit gjendet dhe një lëndë e dëmshme e quajtur "Sutoksin".Për t`u hedhur jashtë trupit tonë kjo lëndë që hyn me ngrënjen e mishit të derrit,duhet që gjëndrrat limfatike të punojnë më tepër.Tek fëmijet kjo gjendje bëhet shkak për qelbëzimin dhe fryrjen e tyre.Qafa e fëmijës së sëmurë fryhet në mënyrë anormale dhe ngjan me atë të derrit.Për këtë arsye kësaj sëmundje "skrofuloz" i vihet emrin "sëmundja e derrit".Me avancimin e sëmundjes gjithë gjëndrrat limfatike në trup infektohen,fryhen,temperatura rritet,nisin dhembjet dhe paraqitet një gjendje e rrezikshme.

Sasia e tepërt e squfurit

   Mishi i derrit është i pasur me squfur dhe me konsumimin e tij në trupin e njeriut hyn një sasi më e madhe se normalja.Ky squfur i tepërt depozitohet në pjesët kërcore,në muskuj dhe nerva,dhe në artikulacione(kyqe)shkakton inflamacione,prishje të tyre dhe semundje të tjera.Në qoftë se mishi i derrit konsumohet vazhdimisht,pjesët e forta kërcore në trup fillohen të dobësohen dhe me kohë shtypen nën peshën e trupit,dhe kështu kyqet(artikulacionet)prishen.Duart e njerëzve që konsumojnë vazhdimisht mishin e derrit.qullosen e në to formohet shtresat e dhjamit.Nëse një sportist vazhdimisht ha këtë mish,bëhet dembel,ndien lodhje dhe lëviz më pak e më ngadalë.Disa futbollistë për pasojë kanë humbur edhe profesionin e tyre.

Rritja e tepërt

    Hormoni i rritjes,eshte nje tjeter lende qe gjendet me shumice ne trupin e derrit.Derrkuci kur lind eshte disa qind-grame por mbrenda 6-muajsh shkon ne 100 kg.Kjo rritje kaq e shpejte behet shkak per infeksioni dhe ejntje ne organe te ndryshme.

      Gjithashtu behet shkak per rritje anormale ne kockat e duarve,te kembeve,te hundes dhe nofullave si dhe shkakton dhjamose te trupit.

      Efekti me i spikatur i hormonit te rritjes se derrit eshte krijimi i kushteve te pershtatshme per zhvillimin e kacerit.Personat te cilet merren me therrjen e derrave thone se pas nje moshe te caktuar derrat meshkuj ne pergjithesi preken nga kanceri.

Sëmundjet e lëkurës(dermatologjike)

   Mishi i derrit permban lendet e quajtura "histamin" dhe "imtidazol",lende te cilet shkaktojne ndjenjen e kruarjes ne lekure.Kjo pergatit fushen per semundje lekure si:Ekzerma,dermati,neuro dermati etj.

    Gjithashtu keto lende rrisin mundesine qe njeriu te preket dhe nga semundjet e meposhtme;apandesiti,semundje te temthit e rrugeve te tij,infeksion te damareve,etj.Per kete arsye doktoret i rekomandojne te semurve te zemres(semundjeve kardiake)qe te mos hane mishin e derrit ne menyre absolute.

    Mjeku gjerman,Prof.Dr.Reckweg ne vepren e tij "Mishi i derrit dhe shendeti i njeriut" tregon nje kujtim te vetin duke thene:" Per t`u çlodhur kisha vajtur ne nje ferme larg qytetit.Ne familjen ku qendrova,babai vuante nga antroza(semundje degjenerative e kyqeve) dhe nga qelbezimi i kyqit te ngofjes(pjesa e bashkimit te kofshes me trupin) dhe nga qelbezimi i kyqit te ngofjes(pjesa e bashkimit te kofshes me trupin).Gjthashtu kishe shqetesime edhe nga melqia.Nena kishe variçe dhe nje ekzerme qe i jepte shume bezdi ne kembe.Vajzat e familjes vuanin nga insufuqienca e zemres dhe romatizma.Edhe djali qe dukej me i shendetshmi,pasi vuante nga angina filloi te kishte edhe ai isnufuqience te zemres.Nje vajze tjeter vuante nga bronshiti kronik.Gjate vizites mjekesore qe ju bera banoreve te siperpermendur te fermes vura re diqka:ne oborrin e fermes nje derr i madh e i piset shetiste sa anfej-kendej e futej kudo.

  Ndalova viziten dhe i thashe banoreve te fermes:" A e shihni ate derrin atje?Mishi i tij,lendet e demshme qe ai permban e qe ju i konsumoni vazhdimisht jane shkaktare te semundjeve tuaja.

  Familja ku und qendrova dhe familjet e tjera fqinje qe i rrethonin e qe degjuan keshillen time,hoqen dore nga mishi i derrit,shpetuan ose u lehtesuan nga shumica e semundjeve dhe tani ne fermat e tyre s`sheh veçse dele."

Mishi i derrit dhe Trishina(shiriti)

     Nje nga semundjet nga semundjet e rrezikshme qe i kalon njeriut me ane te mishit te derrit eshte "trishina".Derrat e marrin kete semundje kur hane minje ose mishin e derrave me shirit.Shiriti nuk shkakton semundje te rendesishme tek derrat,por kur kalon tek njeriu shkakton semundje te rrezikshme dhe vdekje prurese.Krimbat e vegjel te trishines qe merren me mishin e derrit,nga stomaku dhe zorret kalojne ne gjak dhe keshtu perhapen ne te gjithe trupin.Ne veçanti vendosen ne nofull,gjuhe,qafe dhe ne muskujt ne zonen e kraharorit.Ata shkaktojne paralize ne muskujt e shtypjes e te folurit.Gjithashtu shkaktojne bllokim ne damare,menengjit(qelbezim i cipes se trurit).Ne disa raste te renda perfunimi eshte vdekja.Ana me e keqe e kesaj semundje eshte se nuk ka nje mjekim te caktuar.

   Semundja e trishines,eshte e perhapur veçanerisht ne vendet kukonsumohet mishi i derrit.Megjithe kontrollet e rrepta te veterinereve ne Norvegji,Angli dhe Poloni verehen epidemite e trishines.Per vendet Islame kjo semundje eshte e panjohur pasi muslimanet nuk e perdorin mishin e derrit dhe nenproduktet e tij pasi kete e ka ndaluar Allahu i Madherishem.

 Ushqimet dhe veçoritë e njeriut

    Njerezite dhe kafshet,pak a shume ndikohen nga ushqimet qe hane.Per shembull macja,qeni,luani qe ushqehen me mish jane paksa te eger dhe ushqyes,ndersa delja,dhia,deveja qe ushqehen me barishta jane me te buta dhe dhe me paqesore.Kjo eshte e vlefshme dhe per njerezite.Eshte verjetur se ata qe ushqehen me mish e nenproduktet e derrit ne pergjithesi jane te rrepte,ndersa te tjeret jane me te urte e te bute nga natyra.Derri eshte nje kafshe qe nuk ka xhelozi per femren e tij.Tek njerezite qe vazhdimisht e perdorin mishin e derrit vihet re se ndjenja e xhelozise pakesohet ose shuhet plotesisht.

   Filozofi francez Savorin,e pranon dhe vlereson ndikimin e te ushqyerit mbi karakterin e njeriut dhe thote: "Me thuaj mua se çfare ha une te them se çfare je ti."

Gjërat e lejuara(halllall) i plotesojnë nevojat

    I madhi Allah,ka krijuar shume ushqime per t`i perdorur ne.Por disa gjera te demshme jane te ndaluara.Allahu xh.sh. eshte i Madherishem dhe i do roberit e Vet,prandaj nuk i ngarkon njerezite me shume detyra nga sa ata mund te mbajne.Njerezite me lehtesi mund t`i kryejne urdherat e Allahut xh.sh e mund te shmangen nga ndalesat e Tij.Ç`fare humbet njeriu kur nuk pi pije alkoolike e kur nuk ha mish derri?

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja