Përbërësi i domates mbron zemrën

13/06/2009 00:20

DomatetHulumtimet e zhvilluara në Universitetin e Cambridge tregojnë se përbërësi i domates, likopeni, mund ta pengojë zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe të ulë rrezikun për sulme në tru.

Hulumtimet e konsumimit të përditshëm të tabletave me likopen, kanë treguar se vetëm për periudhë 8-javore vjen deri te ndërprerja praktike e oksidimit të LDL kolesterolit (të keq) në gjak.

Shkencëtarët besojnë se tabletat me likopen në testimet e ardhshme klinike do të mund të vërtetohen se janë madje më të efektshme se statinat, barëra të dedikuar për uljen e kolesterolit të lartë në gjak.

Likopeni është antioksidues i domates përgjegjës për ngjyrën e saj të kuqe, por sipas informatave të deritanishme vështirë absorbohet në formë natyrale.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja