PEJGAMBER NE VITIN E DYZET TE JETES

30/06/2008 18:16

Kur u ngarkua me detyrën e pejgamberit në moshën dyzjetvjeqare,Allahu i shpalli ajetet e para kuranore nëpërmjet melekut Xhibril.Me fjalët e para   që iu zbritën ,"Lexo me emrin e Zotit që krijoji(çdo gjë)"(Alak :1),i shpallej luftë paditurisë ,mosbesimit dhe prapambetjes.Allahu kërkoi nga Pejgamberi s.a.v.s. të predikonte njëshmërin   e Allahut dhe ti paralajmeronte njerezitë për pasojat e idhujtarisë dhe të mosbesimit.

Gjatë tre viteve të para,Resulullahu s.a.v.s. ftoi në Islam fshehurazi dhe individualisht.Pastaj,Allahu i Madhërueshëm e obligoi atë që tu'a proklamonte fenë   kurejshëve:"Dhe paralajmëroje farefisin tënd të afërm."(Esh -Shu'ara:214)

Pastaj ,ende   pa u qetësuar   mirë Mekka e turbulluar ,ai urdhërohet   tu'a kumtojë   shpalljen të gjithëve ,pa përjashtim.Allahu thotë:"Ti haptazi prediko   atë që të është urdhëruar dhe shmangu idhujtareve."(El-Hixhr:94)

I Dërguari i Allahut s.a.v.s u drejtua kundër bestytënive te idhujtareve dhe kunder kotësisë së tyre duke thënë të vërtetën për idhujt dhe për pavlefshmërin   e tyre.Ai i sillte popullit të vet shembuj të paaftësisë   së idhujve për ti shërbyer vetes dhe tia sqaronte se ai që beson idhujt   dhe i merr ata ndërmjetësues mes tij dhe Allahut është në humbje të qartë.

Mekën e kaploi urrejtja ,shqetësimi dhe frika.Kush fliste kështu me zë të lartë kundër idhujve ?

Mekasit u ngritën sepse kuptuan se përqafimi i Islamit   do të thoshte të hiqnin dorë nga zotat e tyre të kotë dhe të largoheshin nga shumë marrëzi të tjera.Ata përdorën të gjitha metodat e mundshme,si ironinë,talljen,përgënjeshtërimin,shtrembërimin e mësimeve të resulullahut s.a.v.s. dhe shkaktimin e dyshimit për të penguar përhapjen   e dritës që lindi.Ata e kundërshtonin Kuranin me trilllimet e popujve të lashtë ,duke tentuar t'i zbavitnin njerëzit që ti largonin nga mësimi i Kuranit.Por,a shuhet vallë drita pse ashtu dëshirojnë disa?

Poloteistët e Mekkes e kundërshtuan Muhammedin s.a.v.s. dhe i persektuan ndjekësit e tij me vrazhdësi,por kjo nuk e lëkundi besimin   dhe durimin e tij dhe as nuk i ndaloi njerëzit që ti përgjegjen thirrjes së tij.

Nga zemra   në zemër,si lumi i kthjellët ,fjalët e mëdha dhe mësimin e Zotit gjenin vend në zemrat e njerëzve.Muhammedi s.a.v.s. na porosit se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut ,Krijuesi i çdo gjëje ,që besimtarët janë vëllezër ,të sillen mirë ndaj prindërve dhe të afërmëve të tyre ,të jenë të vyrtyteshëm,të ndershëm,fisnikë ,modest,trimë dhe krenarë.Ai fton në sjellje të drejtë ,në ndihmë ndaj nevojtarëve ,fton që të çmohet njeriu   dhe dinjiteti njerëzor,të rrënohen idhujt dhe që në mesin e njerëzve të nderohen lidhjet e afërsisë(farefisit)

Në Mekke ai qëndroi 13 vite dhe mesazhit të tij i besuan pak njerëz,por vazhdoi të përmbushte misionin e tij e nuk u përkul.Edhe pse   ai dhe shokët e tij keqtrajtoheshin,as nuk u ankua as nuk u thye.Kur disa besimtarë iu ankuan për brutalitetin e idhujtarëve,ai i qortoi për ngutjen dhe u premtoi se Allahu do të përhapte fenë e Tij ,e ashtu ndodhi.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja