Një serb pranon Islamin

21/08/2008 17:11

 

Më 27 korrik 2008 - e diel, në lokalet e Xhamisë haxhi Qazim në Shkup erdhi një i panjohur me qëllim që para hatibit të kësaj xhamie Ahmed efendiut t'a shpreh shehadetin dhe të pranojë Islamin si fe të tij.

Në të vërtetë ai ishte një intelektual me origjinë serbe i cili që në kohën rinore jetonte në Gjermani. Bashkëshortja e tij ishte një myslimane nga një fshat i rrethit të Shkupit e cila së bashku me te dhe fëmijët e saj kishin ardhur tek hatibi i xhamisë së lartpërmendur me qëllim që edhe ajo të prezantojë në aktin e pranimit të islamit të bashkëshortit të saj.

Pas një bisede të gjatë me hafiz Ahmed efendiun dhe pas mendimeve që i kishin këmbyer ndërmjet vete, si në aspektin e filozofisë së përgjithshme, ashtu edhe në atë islame, deklaroi se vullnetarisht e pranon Islamin, ndërsa teologut të lartpërmendur iu kishte drejtuar me fjalët "Edhe pse unë jam doktor i filozofisë, ti do të jesh mentori im në islam".

Kjo ishte një kënaqësi dhe një rilindje e tij, që me pak fjalë e kishte shpreh myslimani i ri i cili për emër të tij e kishte zgjedhur emrin Ali.

Kjo është një shenjë që feja e Allahut asnjëherë nuk do të humbet, e ajo që është më me rëndësi, mund të thuhet se numri më i madh i atyre që kalojnë në islam, këtë e bëjnë nga pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre logjike, intelektuale, madje edhe shkencore, e jo nga ndonjë qëllim tjetër. (Allahu e di më së miri).


Behxhet Jashari - Shkup
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja