Muskujt ndihmojnë forcimin e eshtrave

14/07/2009 08:52

Një hulumtim i fundit i zhvilluar në Dakotën Jugore (SHBA), ka treguar ndikimin pozitiv të muskujve në forcimin e eshtrave.

Shkencëtarët kanë përcjellë zhvillimin e djemve dhe vajzave të vogla, duke matur ndryshimet e masës trupore dhe duke vlerësuar masën kockore.

Ishte vërejtur se eshtrat ishin ndërtuar më mirë te fëmijët në masën trupore të të cilëve kishin dominuar muskujt, dhe jo dhjami.

Ky hulumtim nxjerr në pah edhe njëherë rëndësinë e ushtrimeve trupore në zhvillimin e përbërjes muskuloro-kockore dhe në shëndetin e përgjithshëm të njeriut.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja