Mishi nuk shkakton kancer në gji

13/06/2009 00:21

mishiStudimet e publikuara në International Journal of Cancer, tregojnë se nuk ka kurrfarë lidhje në mes të ngrënies së mishit dhe rrezikut për paraqitjen e kancerit në gji te gratë e moshuara.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e 120 mijë e 755 grave pas menopauzës. Të hulumtuarat kanë dhënë informata rreth ushqimit dhe se sa shpesh kanë ngrënë ushqimin e caktuar. Po ashtu ato kanë treguar edhe mënyrën e përgatitjes së mishit që kanë ngrënë.

Gjatë tetë viteve, tre mijë e 818 gra kanë zhvilluar kancer në gji, dhe sipas këtyre rasteve të studiuara paraqitja e kancerit nuk është lidhur me konsumimin e mishit (të kuq, të bardhë ose atij të gatuar në temperaturë të lartë).

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja