LUTJE, POEZI NGA RABIA EL ADEVIJJA

02/01/2009 19:05
RABI’A EL-ADEVIJJA
 
(717-801)
 
 
 
L U T J E
 
 
 
O Zot,
 
Nëse unë të lutem,
 
Nëse unë të adhuroj,
 
Nga frika e xhehenemit
 
Që të shpëtoj,
 
Më digjë-në zjarrin e tij
 
Qysh tani! 
 
 
 
O Zot,
 
Nëse unë të lutem,
 
Nëse unë të adhuroj,
 
Nga shpresa për Xhennet,
 
Që aty të hyjë,
 
Qysh tani,
 
M’i mbyllë dyert e Tij!
 
 
 
Por, unë të lutem,
 
Unë Ty,o Zot, të adhuroj,
 
Vetëm pse të dashuroj.
 
Atëherë, me falje të ndershme,
 
Më falë mëshirën Tënde, 
 
Mëshirën Tënde të përhershme,
 
Që t’a shoh Bukurinë e Shkëlqyeshme,
 
Bukurinë Tënde të Madhërishme!
 
 
 
Përktheu nga anglishtja:
 
Mexhid YVEJSI, Gjakovë 

 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja