JOSEPH AMADO,prift katolik,(Sierra Leone)

01/07/2008 10:55

Prifti katolik,Joseph Amado,i cili shërbente në kishën"The New Papal Church of Kenema" të Sierra Leones,deklaroi se e pranoi islamin së bashku me dymbëdhjetë anëtare të familjes së tij.Menjëherë pas pranimit të Islamit,prifti Joseph Amado e ndërroi emrin e tij dhe tani quhet Ahmed Jusuf.Gjithë dokumentacionin zyrtar dhe atë konfidencial ia dorëzoi kishës.

 

Para se të bëhej musliman,Ahmed Jusufi mori pjesë në një konferencë fetare për misionarët e kishës në Frankfurt të Gjermanisë.Në atë konferencë ai qe i ngarkuar me detyrën që të ndërtonte një kishë të re në Sierra Leone.Por,dëshira e dhe vullneti i Allahut ishte që Ahmed Jusufi të kalonte në fenë islame!

Lajmet për kalimin e priftit në fenë Islame shkaktuan tronditje e befasi në qarqet klerikale,veqanërisht në Sierra Leone.Aty kisha shfaqi frikë e brengosje ngase ish-prifti ishte një predikues i njohur.Ahmed Jusufi deklaroi se edhe familja e tij dymbëdhjetëanëtarëshe do të angazhohet në përhapjen e mesazhit Islam.Ata do të apelojnë edhe te të tjerët që të kalojnë në fenë Islame,në këtë fe me porosi e mësime të çmueshme.

Nga ana tjetër,rrethet islame me shumë ngrohtësi e pranuan përqafimin e fesë Islame nga ana Ahmed Jusufi,i cili thotë:"E gjeta rrugën për në fenë Islame pas njzët vjet studimi në literaturën islame,shkencat islame dhe bazat e saj".

Revista e përjavshme amerikane"Newsweek"shkruan:"Krishterimi në Afrikë është një forcë në rënie,kurse islami është një forcë në rritje për dhjetë milionë muslimanë më shumë çdo vitë!"

Në fund Ahmed Jusuf thotë:"Do të përpiqem që edhe të tjerët ta përqafojnë islamin në Afrikë",dhe lutet e uron"Zoti do ti udhëzojë edhe të tjerët nga erresira e idhujtarisë në Dritën Islame".
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja