Dr. R. L. MELLEME, antropolog (Holandë)

08/10/2008 15:34

Dr. R.L. Melleme është një intelektual i shquar evropian nga Holanda, me profesion linguist dhe antropolog, autor i disa vep­rave. Prej tyre, më të njo­hura janë: “Wayang Puppets”, “Grond­wet von Pa­kistan”, “En Interpretatie van de Islam”, “A Short Gui­de on Islam in Jave” etj. Dr. Melleme është drej­tor i Muzeut Tropikal në Amsterdam, Holandë.



Si e zbuloi të Vërtetën ky shkencëtar i shquar holandez? Ja dëshmia e tij:



“I fillova studimet e gjuhëve të Lindjes në Uni­versitetin e Lei­denit, te profesori Snouck Hurgonje, një arabolog i mirë­njo­hur, e njëkohësisht studiova edhe gjuhën sanskrite, malaje dhe ja­vaneze. Më vo­në qëndrova një kohë bukur të gjatë nëpër të gjitha vendet ku fliten këto gjuhë aziatike. Qëndrova edhe në Kajro të Egjiptit, ku dhe qëndrova në Universitetin “El-Az’har.” Pas këtyre vizitave studi­more, ku përjetova vësh­tirësi e peripeci të ndryshme, u ktheva në Holandë, dhe u punë­sova në “The Royal Tropical Institute” të Amsterdamit. Këtu, në këtë institut, gjeta rastin të vazhdoja studimet islame. Po këtu, ndërkohë, përpilova një libër me titull “Islami në ishullin Java, Indonezi”.



Në dimrin e vitit 1954/1955 fillova të punoj në Lahore, në fakt të studioj shtetin e ri të posaformuar, Republikën Islame të Pakistanit. Unë deri më atë ditë e njihja Islamin vetëm nga librat e shkrimta­rëve evropianë. Me të ardhur këtu, menjëherë hasa në vështirësi të ndryshme, kështu që u detyrova të kërkoj ndihmën e miqve të mi pakistanezë, të cilët jo vetëm që më ndih­muan, por edhe më lejuan të marr pjesë në lutjet e tyre në xhami... Këtu në xhami, di­tën e premte, në namazin e xhumasë, fillova t’i zbu­loj vlerat e larta dhe të vërteta të Fesë Islame. Nga ky moment i paharrueshëm, jo vetëm që e ndjeva veten musli­man, por pa hezitim dëshmova se jam musliman!



Pas një kohe m’u dha rasti të predikoj nga min­beri i xhamisë në Lahore, që bëri jehonë dhe la për­shtypje të madhe te dë­gjuesit, që ishin me qind­ra, të cilët m’i shtrëngonin duart e më përqafonin vëlla­zërisht.



Predikimi që mbajta në këtë xhami u bo­tua në revis­tën “Pakistan Quarterly”, vëll. V./1955. Pas këtij botimi m’u shtuan edhe miq të tjerë, në mesin e të cilëve ndihesha si në mes të vëllezërve. Populli i Pakistanit, më la përshtypje të the­llë, më bëri t’i njoh edhe më mirë vlerat e Fesë Islame, shumë më tepër seç i njihja prej librave të shkruara nga autorët e ndry­shëm evropianë.



Më pyesin shpesh: “Cila është madhështia dhe bu­kuria e Islamit, e në veçanti ç’është ajo që më joshi ta përqafoj këtë fe? “Është njohuria e saktë për Zotin, i Cili është Një. Prej Madhërisë së Tij të pakufishme varemi të gjithë. Ai nuk ka lindur e as që është i lin­dur. Atij askush nuk i ngjason. Ai është i Gjithë­dij­shëm, i Plotfuqishëm, bamirësia e mëshira e Tij nuk njohin kufij. Këto cilësi të Tij, e shumë të tjera, janë të qarta dhe të pranueshme për çdo njeri me arsye të shëndoshë.



Besimtari në Fenë Islame nuk ka nevojë për ndërmjetësim apo ndërmjetës dhe kjo fe nuk njeh kler fetar, si fetë e tjera. Kontaktet me Zotin janë të drejtpërdrejta, pa ndërhyrjen apo ndërmjetësimin e askujt. Njeriu në këtë botë duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme dhe të përgatitet për botën tjetër. Për veprat e mira do të shpërblehet, ndërsa për veprat e liga do të ndëshkohet. Askush s’mund t’i kompensojë ose t’i falë asgjë askujt! Askush nuk ngarkohet për­tej mundësive që ka...



Toleranca, aq e nevojshme për të gjithë, në Fenë Islame është përcaktuar qartë:



“Në fe nuk ka dhunë, është sqaruar e vërteta nga rrena...” (Kur’ani, 2:256)



Besimtari është i porositur, i obliguar që të kër­kojë e të hu­lumtojë të vërtetën, të kërkojë diturinë qoftë edhe në Kinë.



Feja Islame na vëllazëron të gjithëve sepse nuk njeh kufij gjuhësor, kombëtar, racor as pozitë sho­qërore, ekonomike e po­litike. Të gjithë në këtë botë jemi të njëjtë para të Madhit Zot! Vetëm Feja Islame e realizoi këtë doktrinë në praktikë. Mus­limanët, ku­do në botë, e konsiderojnë njëri-tjetrin si vëlle­zër! Ky vëllazërim, kjo barazi, manifestohet më së miri në Haxhxh, ku të gjithë haxhilerët janë të veshur me të njëjtin petk (ihramin).



Ndalimi i pijeve alkoolike dhe konsumimi i nar­kotikëve ësh­të një veçanti në Fenë Islame, e cila në të ardhmen do t’ia shtojë nderin dhe do ta lartë­sojë edhe më tepër këtë fe. Kjo dëshmon qartë se Islami është para kohës...”
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja