DITURIA APO PASURIA, POEZI NGA H.IBN ABASI r.a.
14/12/2008 14:12HAZRETI IBN ABASI (r.a.)
DITURIA APO PASURIA ?
Dituria
Është më e mirë
Se pasuria,
Sepse dituria
Është trashigimi
E të Dërguarve
Të Perëndisë,
Kurse pasuria është
Trashigimi e faraonëve,
Armiqëve të njerëzisë…
Diturinë
I Madhi Zot
Ia dhuron
Atij që e do,
Kurse pasurinë
Ia ofron
Edhe atij
Që s’e meriton!
Kur të vdes i pasuri
Askush s’e përmend,
Nëse pasurinë
Nuk e ka shpenzue me vend.
Kurse i dituri
Kur të ndërron jetë,
Atëherë emri tij
Përmendet me dashuri
Deri në përjetësi…!
Mbas vdekjës i pasuri
Do të jep llogari
Për pasurinë e tij,
Si e ka fituar,
Qysh e ka shpenzuar!
Kurse dijetari
Për çdo shkronjë
Që e ka shkruar,
Për çdo fjalë
Që të tjerëve
Ju ka mësuar,
Do të shpërblehet
Me Xhennet
Në jetën e Amshuar…!
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
———
Back