ARMET E BESIMTARIT NE LUFTEN E TIJ ME SHEJTANIN

30/06/2008 13:54

KUJDESI DHE GATISHMERIA

  Ky armik i poshter e mashtrues eshte kembngules ne devijimin e njerezve,prandaj sa me shume ti njohim qellimet,metodat dhe rruget me te cilat i devijon njerezite,aq me shume do te shpetojme prej tij.Nese   njeriu i neglizhon keto qeshtje ateher armiku i tij e roberon ate dhe e drejton ne drejtimin qe i deshiron.
    Dijetari i madh Ibnul-Xheuzi kete beteje mes njeriut dhe shejtanit e ka paraqitur ne menyre fantastike kur thote:"Dije se zemra i ngjan keshtjelles me mur rethues.Ky mur ka dyer rreth tij dhe jane disa zbrazetira.Banor i keshtjelles eshte mendja ndersa meleket e vizitojne kete keshtjelle kohe pas kohe.Perskaj keshtjlles eshte nje pushimore ku mbreterojne epshet,e shejtani hyn ne ate pushimore,pa asnje pengese,ndersa   ne mes banoreve te keshtjelles dhe pushimores   ka lufte.Shejtanet panderprere sillen rreth keshtjelles qe te shfrytezojne hutimin e rojtarit dhe te hyjne mbrenda permes zbraztirave qe gjenden ne mur.Keshtu qe rojtari duhet ti dije te gjitha hyrjet dhe zbraztirat qe ka keshtjella dhe nuk duhet te hutohet ne asnje moment,ngase armiku i tij eshte vigjilent.Nje njeri e kishte pyetur Hasan El-Basriun se a fle shejtani.Ai i ishte pergjigjur:"Sikur te filnte,ne do te ishim rehat."Kjo keshtjelle eshte e ndriçuar me dhiker dhe iman,e mbrenda   saj gjendet nje pasyre e paster ku pasqyrohet kushdo qe kalon prane saj.Hapi i pare   qe do te beje shejtani eshte   te beje sa me shume tym,qe ti nxije muret e keshtjelles dhe te perlyeje pasqyren.Ky tym mund te largohet me mendjeprehtesi,ndersa me dhiker pasqyra pastrohet.Ky armik ndermerr sulme te panderprera,ndonjeher versulet dhe hyn ne keshtjelle,por me tu hetuar nga rojtari ia mbath.Here pas here,hyn dhe ben deme,ndoshta edhe qendron me gjate mbrenda,si pasoje e neglizhences se rojtarit.Mund te ndodhe qe te pushoje era,e cila largon tymin, e me kete rast nxihen muret e keshtjelles,perlyhet pasyra dhe shejtani kalon duke mos e verejtur askush.Mund te ndodhe qe rojtari per shkak te neglizhences se tij te plagoset a te zihet rob,e pastaj te perdoret.Keshtu ai fillon te improvizoje arsyetime sipas endjes se tij duke i ardhur ne ndihme shejtanit.Ne kete menyre ai behet si dijetari qe kapet duke bere pune te liga."

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja