A EKZISTON EDHE SOT E KËSAJ DITE SHIRKU I INJORANCËS(Xhehaletit)APO JO?

30/06/2008 14:44

 

 

Shirku i cili ekzistonte në kohën e xhahilijetit ekziston edhe tasht:mushrikët e asaj kohe besonin se Allahu është krijuesi dhe furnizuesi,mirpo krahas këtij besimi iu luteshin edhe atyre evlijave të tyre të paraqitur në idhuj prej guri,druri etj.

Këta idhuj ata i konsideronin si ndërmjetësues dhe i lutnin ata për t’i afruar tek Allahu,mirpo Allahu xh.sh. nuk ua pranoi këtë ndërmjetësim dhe i emëroi ata si pabesimtarë dhe mushrikë,ndërsa veprat e tyre i quajti edhe me emrin <>.

Për këtë arsye Allahu xh.sh në Kur’an thotë: “Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë(duke thënë):Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër,vetëm që të na afrojnë më afër Allahut,s’ka dyshim se Allahu do të gjykojë me tyre për atë që ata ishin në kundërshtim.E është e vërtet se Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë,atë që është rrenacak,jobesimtarë.”(Ez-Zummer:3)

Allahu i Lartëmadhëruar dëgjon,sheh me të pamurit e vet,dhe është afër nesh,që sipas kësaj Ai nuk ka nevojë për ndërmjetësim njerëzor apo të dikujt tjetër,prandaj Ai thotë: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua,Unë jam afër,i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet,pra për të qenë drejtë të udhëzuar,le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë ata Mua.” (El-Bekare:65)

Për fat të keq edhe sot e kësaj dite hasim në disa njerëz të cilët nëpermjet varrezave të disa evlijave kërkojnë ndërjmetësin mes tyre dhe Allahut për t’u afruar tek Ai,rast i cili lirisht mund të barazohet me rastin e mushrikëve të xhahilijetit,të cilët i adhuronin idhujt qe i konsideronin se evlija dhe njëkohësisht për t’i afruar tek Allahu xh.sh.

Mushrikët e asaj kohe e thirrnin Allahun Një në rast të vështërsisë,kurse i përshkruanin Atij shok kur nuk kishin vështërsi apo kur bënin jetë komode.Për këtë Allahu xh.sh. thotë: “(idhujtarët e dinë për Allahun pse)Kur hypnin ata në anije(u këputet lidhja me tokë dhe frikësohen) I luten sinqerisht Allahut,e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë,qe,po ata të njëjtit lusin idhujt!” (El-Ankebut:65).E si pra një musliman ta lusë Allahun vetëm kur është në vështërsi ose vetëm kur bën jetë komode?
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja