Poezi
ZOTI ËSHTË NJË, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË
08/12/2008 17:58
ZOTI ËSHTË NJË
Për çdo t’lumën ditë
Si me qenë n’pazar
Dëgjohet ndër shqiptarë
Një fjalë me zarar:
Zoti kryetar,
Zoti kryeministër,
Zoti minister,
Zoti deputet,
Zoti drejtor,
Zoti filani…
Sa m’u çuditë
Dreqi, shejtani!
Sa pak shqiptarë,
Kaq shumë hyjni!
A ka gjuhëtarë,
E shkreta Kosovë!?
E mjera Shqipni!?
Është një Zot,
Zoti është një.
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
>>
———
DASHURIA, FRIKA DHE SHËRBIMI, POEZI NGA SHEJH JAHJA ER-RAZI
07/12/2008 14:55
SHEJH JAHJA IBN MU’ADH ER-RAZI
(830-871)
DASHURIA, FRIKA DHE SHËRBIMI
All-llahun e madhëruar
Sa e dashuron ti,
Aq dashuri kanë
Të tjerët për ty.
All-llahun e lartësuar
Sa frikë e ke ti,
Aq frikë kanë
Të tjerët për ty.
Rrugës së All-llahut
Sa i sherben ti
Aq të shërbejnë
Të tjerët ty…
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
>>
———
QABJA E MADHNUESHME, POEZI NGA SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI
05/12/2008 12:42
SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI
(1165-1240)
QABJA E MADHNUESHME
O Shtëpia e Zotit tim,
O Dritë e zemrës sime,
O freski e syve të mi,
O Qabe e All-llahut,
O jeta ime,
O drejtim’ i lumturisë,
O udhëzim’ i fatmirësisë,
O zemra ime,
Vërtetë –nata e jonë
Shpejtë ka kaluar,
Por qëllimi i dashurisë
Ende s’ka përfunduar…
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
>>
———
MILIONA HAXHINJ - MILIONA DASHURI... - MEXHID YVEJSI
03/12/2008 13:57
MILIONA HAXHINJ
MILIONA DASHURI...
Miliona haxhinj
Miliona dashuri
U nisën, po nisën
Nga toka,
Deti dhe qielli
Atje ku lindi Dielli
Për të vizituar
Vendin e Shenjtëruar
Qaben e Madhëruar
Meken e Bekuar
Për të zbritur
Në Medinen e Ndritur…
Miliona haxhinj
Miliona dashuri
Nga të dy gjinitë
Po i lënë shtëpitë
Po i lënë foletë
Po i lënë atdhetë
Me mall, me lot,
Por me shpirtin plotë
Veç për t’Madhin Zot…
Miliona haxhinj
Miliona dashuri
Të bardhë e të zinj
Të vjetër e të rinjë
Tekbire këndojnë,
All-llahun e Madhërojnë.
Para Tij nënshtrohen
Para Tij...
>>
———
PËRKUJTIM DHE FALËNDERIM, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË
08/10/2008 15:23
PËRKUJTIM DHE FALËNDERIM
Përkujtoj All-llahun
Krijuesin e Gjithësisë,
Falenderoj All-llahun
Burimin e Mirësisë.
All-llahun e përkujtoj
Zemra më qetësohet,
All-llahun e falënderoj
Shpirti më freskohet.
Përkujtoj All-llahun
Përplotë Dashuri,
Falënderoj All-llahun
Për gjithë këtë begati.
All-llahun e përkujtoj
Nëpër dallgë e stuhi,
Allahun e falënderoj
Që është vetëm Një.
Përkujtoj All-llahun
Që është Dritë mbi Dritë,
Falënderoj All-llahun
Që m’u hapën sytë…
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
>>
———
KUR'ANI-FJALA E ZOTIT, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË
06/10/2008 13:28
KUR'ANI - FJALA E ZOTIT
Fjala e Zotit është e Shenjtëruar,
Është mrekulli mbi mrekullitë,
Nëpër udhëkryqet e jetës
Është një Dritë e pashuar,
Që të shohim ne, të gjithë,
Të gjitha shëmtitë dhe bukuritë.
Fjala e Zotit është ilaç i vërtetë,
Sëmundje të ndryshme parandalon,
Ajo na jep guxim në këtë jetë,
Të qëndrojmë besnik na ndihmon.
Me dituri, besim, mirësi, ajo na ushqen,
Mendjën, zemrën dhe shpirtin tonë.
Fjala e Zotit është e përsosur,
Siç është i përsosur i Madhi Zot,
Ai e ka shpallur, Ai ka vendosur,
Në zbatimin e saj në këtë botë.
Kush e zbaton ai ka...
>>
———
GJURMËT E KRIJUESIT, Poezi, nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
05/10/2008 14:33
GJURMËT E KRIJUESIT
Gjurmët e Krijuesit
Janë gjurmë të qëndrueshme,
Gjurmët e Krijuesit
Janë gjurmë të amshueshme.
Gjurmët e Krijuesit
Janë gjurmë të pranishme,
Gjurmët e Krijuesit
Janë gjurmë të ndritëshme.
Gjurmët e Krijuesit
Janë kudo nëpër hapësirë,
Gjurmët e Krijuesit
Janë të ndritshme n’errësirë.
Gjurmët e Krijuesit
Janë gjurmë që dëshmojnë,
Gjurmët e Krijuesit
Janë gjurmë që udhëzojnë.
Gjurmët e Krijuesit
Janë gjurmë në çdo krijim,
Gjurmët e Krijuesit
Janë gjurmë në çdo frymëzim.
Gjurmët e Krijuesit
Nuk janë në letër apo pergament,
Gjurmët e...
>>
———
FEJA ISLAME, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË
04/10/2008 18:27
FEJA ISLAME
Është dritë e Zotit
Rrugën na ndriçon,
Nga terri i kobshëm
Të gjithëve na shpëton.
Më e vleshmja dhuratë
Nga i madhi Perëndi,
Amanet i parë dhe i fundit
Për krijesën njeri.
Që nga hazreti Ademi
Njeri e pejgamber i parë,
Kjo e vërtetë nga All-llahu
Përherë është shpallë.
Sa herë që njeriu
Është tjetërsuar,
Pejgamberi i kohës
E ka udhëzuar.
E ka udhëzuar
Njeriun e shkretë,
N’udhëkryqe të jetës
Sa herë që ka mbetë.
Në formën e përsosur
Kjo Fe e Vërtetë,
Ju shpallë e plotësuar
Të Lavduarit-Muhammed.
Këtë e dëshmon Kur’ani
Fjala e Perëndisë,
Të...
>>
———
All articles