KUR'ANI-FJALA E ZOTIT, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË
06/10/2008 13:28KUR'ANI - FJALA E ZOTIT
Fjala e Zotit është e Shenjtëruar,
Është mrekulli mbi mrekullitë,
Nëpër udhëkryqet e jetës
Është një Dritë e pashuar,
Që të shohim ne, të gjithë,
Të gjitha shëmtitë dhe bukuritë.
Fjala e Zotit është ilaç i vërtetë,
Sëmundje të ndryshme parandalon,
Ajo na jep guxim në këtë jetë,
Të qëndrojmë besnik na ndihmon.
Me dituri, besim, mirësi, ajo na ushqen,
Mendjën, zemrën dhe shpirtin tonë.
Fjala e Zotit është e përsosur,
Siç është i përsosur i Madhi Zot,
Ai e ka shpallur, Ai ka vendosur,
Në zbatimin e saj në këtë botë.
Kush e zbaton ai ka shpëtuar,
Kush e mohon veten ka shkatërruar.
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
———
Back