SHENDETESI

Mishi nuk shkakton kancer në gji

13/06/2009 00:21
Studimet e publikuara në International Journal of Cancer, tregojnë se nuk ka kurrfarë lidhje në mes të ngrënies së mishit dhe rrezikut për paraqitjen e kancerit në gji te gratë e moshuara. Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e 120 mijë e 755 grave pas menopauzës. Të hulumtuarat kanë dhënë informata rreth ushqimit dhe se sa shpesh kanë ngrënë ushqimin e caktuar. Po ashtu ato kanë treguar edhe mënyrën e përgatitjes së mishit që kanë ngrënë. Gjatë tetë viteve, tre mijë e 818 gra kanë zhvilluar...
>>

Përbërësi i domates mbron zemrën

13/06/2009 00:20
Hulumtimet e zhvilluara në Universitetin e Cambridge tregojnë se përbërësi i domates, likopeni, mund ta pengojë zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe të ulë rrezikun për sulme në tru. Hulumtimet e konsumimit të përditshëm të tabletave me likopen, kanë treguar se vetëm për periudhë 8-javore vjen deri te ndërprerja praktike e oksidimit të LDL kolesterolit (të keq) në gjak. Shkencëtarët besojnë se tabletat me likopen në testimet e ardhshme klinike do të mund të vërtetohen se janë madje më të...
>>

Pse t’i shtoni çajit limon?

13/06/2009 00:19
Arsyeja kryesore që njerëzit i shtojnë çajit limon në të shumtën e rasteve është për shkak të aromës dhe shijes më të mirë, mirëpo kjo shprehi mund të ofrojë edh dobi shtesë. Çaji përmban antioksiduesit shumë të rëndësishëm për organizmin- katekine (që zvogëlojnë plakat aterosklerotike dhe kanë veprim antikancerogjen), të cilët në sasi më të madhe janë të pranishëm në çajin e gjelbër dhe të bardhë dhe më pak në çajin e zi. Katekinet në çaj nuk janë stabile në ambient jo-acidik, siç janë p.sh....
>>

Vitamina D lehtëson astmën

13/06/2009 00:17
Edhe pse ka papajtueshmëri rreth sasisë së vitaminës D që duhet të konsumojë njeriu, një varg hulumtimesh dëshmojnë efektet pozitive të kësaj vitamine në shëndetin e njeriut. Hulumtimet e reja bëjnë të ditur se nivelet e ulëta të vitaminës D te fëmijët mund ta shtojnë ashpërsinë e astmës. Studimet thonë se fëmijët e shtruar në spital për shkak të astmës, kanë nivel më të ulët të vitaminës D në gjak. Sipas Journal of Allergy and Clinical Immunology, nënat të cilat marrin sasi të duhur të...
>>

Jepni lëngje fëmijës tuaj

13/06/2009 00:15
Temperaturat e larta të cilat tashmë kanë filluar dhe pritet të rriten shumë më tepër gjatë verës, janë të rrezikshme sidomos për fëmijët, të cilët duke luajtur harrojnë të pinë sasi të mjaftueshme të ujit dhe mund të dehidrohen.   Për të shmangur dehidrimin (humbjen e lëngjeve) e fëmijës tuaj, kujdesuni që ai të pijë lëngje, sidomos ujë të zakonshëm, dhe do të ishte mirë sikur fëmija gjithmonë të ketë me vete një shishe me ujë. Ndërsa kur ta ushqeni, shmangni ushqimet e rënda dhe...
>>

Kompjuterët dhe dhimbja e qafës

21/03/2009 14:42
Përdorimi i vazhdueshëm i kompjuterëve është i lidhur ngushtë me dhimbjen e qafës. Qëndrimi për një kohë të gjatë pranë kompjuterit mund ta përkeqësojë shumë dhimbjen e qafës, sidomos te të rinjtë dhe tinejxherët. Këtë e kanë vërtetuar shkencëtarët jugafrikanë, të cilët kanë vërejtur se çdo javë ishte shtuar numri nxënësve të cilët ankoheshin për dhimbje në qafë. Thuajse gjysma e nxënësve (48%) që merrnin pjesë në studim dhe ishin përdorues të kompjuterëve, ishin ankuar nga dhimbja e qafës...
>>

Çaj hibiskusi për uljen e shtypjes së gjakut

17/12/2008 20:14
Një studim i ri klinik tregon se çaji nga hibiskusi ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut. Disa vullnetarë kanë pirë nga tre filxhanë çaj në ditë, ndërsa grupi tjetër i participantëve kanë pirë placebo me shije dhe ngjyrë të njëjtë. Ushqimi dhe aktiviteti trupor te të dyja grupet ka qenë i ngjashëm. Pas gjashtë javësh, te grupi i cili ka konsumuar çaj nga hibiskusi, është vërejtur ulje e shtypjes së gjakut për 7.2 njësi, ndërsa te ata të cilët kanë konsumuar placebo vetëm për 1.3 njësi.
>>

Meshkujt alkoolistë kanë eshtra më të dobëta

17/12/2008 20:09
Thyeshmëria e eshtrave (osteoporoza) tashmë është e njohur si një pasojë e alkoolizmit, por një studim i fundi ka treguar se kjo është një rast shumë më i shpeshtë tek meshkujt se sa tek femrat. Rezultatet e grumbulluara nga 57 alkoolistë të moshës nga 27 në 40 vjeçare, kanë treguar se një e katërta e meshkujve kanë masë të zvogëluar kockore. Të gjithë personat e hulumtuar kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur kurrfarë problemesh me mëlçinë. Shkencëtarët austriak janë...
>>

Sheqeri mund të shkaktojë varësi

17/12/2008 20:08
Disa hulumtime të fundit amerikane kanë nxjerrë një përfundim paksa të çuditshëm: sheqeri mund të shkaktojë varësi ngjashëm si edhe kokaina dhe heroina. Rezultatet e testeve të bëra në kafshë kanë treguar se pas konsumimit të një sasie të madhe të sheqerit vjen deri tek ndryshimet në tru të cilat janë të ngjashme me ato që paraqiten pas konsumimit të drogave si heroina dhe kokaina. Konsumimi i sasive të mëdha të sheqerit ka qenë i lidhur edhe me ndryshimet në sjelljen e kafshëve si dhe me...
>>

Uji i vakët ndihmon në uljen e temperaturës

17/12/2008 20:05
Nëse fëmija juaj ka temperaturë, përveç barërave si ibuprofeni, edhe larja me sfungjer dhe me ujë të vakët ndihmon freskimin e lëkurës. Kurrë mos përdorni ujë të ftohtë, akull, ose alkool. Visheni fëmijën lehtësisht dhe mos e mbuloni me batanije të rënda. Përcillni vazhdimisht shenjat e dehidrimit; tek foshnjat, të cilët kanë pelena të thara, qajnë pa lot dhe kanë gojën ose gjuhën e tharë. Nëse foshnja juaj duket i dehidruar, kontaktoni mjekun menjëherë, ose drejtohuni në emergjencë.
>>
<< 1 | 2 | 3 | 4 | 5 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja