Tortë me krem

Tortë me krem

 

Përbërësit

Për koren e tortës:

* kuti masë për kore
* 200 ml ujë të nxehtë
* 100 g vaj apo margarinë
* 2 vezë

Për kremin:

* 600 ml qumësht të ftohtë
* 70 g sheqer
* 100 g çokollatë

Përgatitja

Qiteni në një enë përzierjen për brumë, shtoni ujë, vaj dhe përziejeni ngadalë me mikser elektrik derisa brumi të fillojë të ndahet nga ena dhe lëreni që të ftohet, e më pas qitni dy vezë.

Një të tretën e sasisë qiteni në kallëp të mbështjellë me letër për pjekje, me diametër 20 cm dhe piqeni në furrë të nxehur në temperaturë 200°C, për 20 minuta.

Në të njëjtën mënyrë piqeni edhe pjesën e dytë dhe të tretë të brumit.
Në një enë të thellë qiteni qumështin, shtoni sheqer, pluhur për krem dhe përziejeni me mikser elektrik, për 3 minuta, me shpejtësinë më të madhe. Në gjysmën e kremit qiteni çokollatën e shkrirë.

Koren e pjekur lyejeni me kremin e çokollatës, mbulojeni me koren e dytë, atë lyejeni me krem dhe, në fund, mbulojeni me koren e tretë, të prerë.

Servimi

Një tortë të tillë mund ta servoni menjëherë, vetëm i qitni sheqer pluhur

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja