Pule gordon blu

Pule gordon blu

 

Koha e përgatitjes 1 orë e 30 minuta

Përbërësit

4 gjokse pulash
1 kupë me djathë kaçkavall të grirë
1/2 kupë proshutë të grirë
kripë
piper
4 lugë mustardë
2 vezë
2 lugë vaj
1/2 kupë miell
1/2 lugë kripë
Vaj

Përgatitja

Marrim gjokset e pulës dhe i rrahim lehtë, derisa të bëhen të buta. Në një enë përziejmë djathin kaçkavall me proshutën.

Lyejmë gjokset e pulave me pak kripë dhe me piper të zi, i mbushim me mustarde dhe me përzierjen e djathit dhe proshutës. I mbyllim dhe bëjmë role.

I kapim me shkopinj anët, që të mos dalë mbushja dhe pastaj i vendosim në frigorifer.

Në një enë tjetër rrahim vezët me vajin. Përziejmë miellin me kripën, i lyejmë gjokset e pulës që sapo i kemi nxjerrë nga frigoriferi, i zhysnim në përzierjen e vajit dhe vezëve dhe i fusim përsëri në frigorifer.

Ndërkohë, gradojmë furrën në 190 gradë. Marrim një tigan të thellë, skuqim copat e pulës derisa të piqen nga të gjitha anët.

Heqim shkopinjtë dhe i vendosim në tepsi për t'i pjekur për 15-20 minuta. Serviret e ngrohtë.

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja