Japrakë me sallatë jeshile

Japrakë me sallatë jeshile

 

Për 6 persona:

 * 1/2 kg. peshk pastërma (bakalaro)
* 24 gjethe sallate jeshile 1 filxhan oriz
* 1 qepë të grirë
* pak hudhër
* 4-5 bisqe selino të prerë hollë
* pak piper kokërr
* 1 domate, se cilës i është hequr cipa dhe është prerë hollë
* 3 lugë gjelle margarinë
* 1 konservë domateje të prerë hollë
* kripë dhe piper

Përgatitja:

1. Fillimisht pastroni peshkun nga kripësia e tij, hiqni cipat dhe halat dhe e prisni në copa.

2. Përvëloni gjethet e sallatës jeshile dhe i lini të kullojnë.

3. Përzieni copat e peshkut me orizin, qepën, hudhrën, selinon, piperin dhe domaten. Provoni shijen dhe i hidhni nga pak kripë dhe piperin kokërr.

4. Vendosni pak nga masa e krijuar në çdo gjethe sallate jeshile dhe i lidhni në formë japrakësh. I vini ato në radhë në tenxhere, ku është hedhur më parë margarinë. Shtoni kripë dhe piper. I mbuloni me një pjatë dhe i lini të ziejnë për rreth gjysmë ore afërsisht.

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja