Vitamina E dhe ndezjet kronike

12/12/2008 15:21

Frutet e bajameve te pasura me Vitamin EHulumtimet e fundit të zhvilluara në minj kanë treguar se vitamina E ul proceset oksiduese në qelizat e minjve.

Vitamina E është zbuluar se ul edhe nivelin e së paku dy citokineve, të cilët janë substanca të rëndësishme ndërmjetësuese në sëmundjet inflamatore.

Për këtë arsye, autorët e studimit llogarisin se konsumimi i mjaftueshëm i vitaminës E mund të jetë mjaft i dobishëm tek personat që vuajnë në inflamacionet (ndezjet) kronike, si për shembull tek të moshuarit ose tek të sëmurët me diabet tip 2.

Burimet më të mira të formave të dobishme të vitaminës E janë vajrat bimore si dhe frytet e forta arrore (arra, lajthia, bajamet, etj).

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja