UMAR MITA,ekonomist,(Japoni)

01/07/2008 10:53

Gjatë tre vjetëve të fundit ,me mëshirën e Allahut,jam duke kaluar një jetë të lumtur muslimane.Rruga e drejtë e jetës,siç na mëson feja Islame,me është treguar nga vëllezërit misionarë pakistanezë,të cilët e vizituan atdheun tim(Japoninë),e ndaj të cilëve jam shumë mirënjohës.Shumica e popullit tonë janë budistë,por ata janë budistë vetëm me emër.Ata nuk e zbatojnë budizmin e as që nuk kanë njohuri fetare.Arsyeja kryesore për këtë gjendje aptike është fakti se budizmi paraqet një filozofi të ndërlikuar dhe nuk ofron diç praktike.Për njeriun e thjeshtë,i cili është i ngarkuar me problemet e jetës,është i paarritshëm.E kjo nuk ndodh me fenë Islame.
Mësimet e fesë Islame janë të thjeshta,përparimtare dhe shumë praktike.Ato na drejtojnë në të gjitha fushat e jetës,e formulojnë   mendimin e njeriut dhe kur të menduarit është i kthjellët,veprimet e pastërta   ndiqen vetevetiu.Mësimet islame janë aq të thjeshta,të lehta dh aq praktike,saqë çdo njeri mund ti kuptojë dhe ti zbatojë në jetë.Ato nuk janë monopol i priftërinjëve,siç ndodh në religjionet e tjera.Feja Islame në Japoni ka një ardhmëri që premton.Japonezët   po bëhen përdite e më tepër materialistë dhe më të dëshpëruar.Atyre duhet tu tregohet se paqja e vërtet është në fenë Islame,e cila është një kod i përsosur për jetë dhe udhërrëfyese e të gjithave fushave të jetës.
Nëse Islami do të ketë sukses në Japoni,për të cilën jam fare i sigurtë se një ditë do të ketë,të gjithë ata që e duan fenë Islame do të duhet të mendojnë për këtë qështje dhe të përpiqen të bashkëveprojnë për këtë qëllim.Jeta praktike e muslimanëve të këtillë që janë besimtarë të vërtet,mund të jenë shembull për të tjerët.Ata duhet ta vizitojnë Japoninë dhe ta mësojnë e udhëzojnë popullin në fenë Islame.Populli ynë është i etshëm për paqe,për të vërtetën,për sinqeritetin dhe për çdo të mirë në jetë,andaj une kam besim e shpresë se Islami mund ta shuajë etjen e pjestarëve të tij.
Islami do të thotë paqe dhe ska popull në botë që e dëshiron paqen   më shumë se japonezët.Paqja e vërtet mund   të vendoset vetëm duke pranuar fenë e paqes(Islamin).Paqe me vetevete,paqe me njerëzitë dhe paqe me Zotin.Vëllazërimi në Fenë Islame është një përparim i veçantë dhe në të çëndron shpëtimi i njerëzimit.
Me mëshirën e Allahut,pastaj me ndihmën e vëllezërve misionarë pakistanezë,e pranova fenë Islame dhe në këto tri vitet e fundit jam duke jetuar një jetë më të lumtur muslimane.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja