Punësimi në banka

17/10/2008 21:16

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
   Pasi edhe te ne janë përhapur bankat që jetojnë nga kamatat e llojeve të ndryshme dhe pas pyetjeve të shumta të parashtruara në lidhje me punësimin në këto banka, vendosa të shkruaja këtë temë në lidhje me punësimin në këto banka.
   Së pari, duhet ditur se puna kryesore (dhe e vetme) e këtyre bankave janë kamatat, apo siç e kanë quajtur më parë “dhënia e parave me fajde”. Kjo punë është e ndaluar në Islam. Transmeton Muslimi nga Xhabiri, se ka thënë: “E ka mallkuar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem atë që e merr kamatën, atë që ia jep, atë që e shkruan këtë marrëveshje, dhe dëshmitarët dhe ka thënë: “Të gjithë ata janë të njëjtë (në mëkat).” Muslimi 1598.
   Për këtë shkak është e ndaluar të punosh në këto banka pasi kjo konsiderohet ndihmë në haram. Allahu i Lartësuar thotë: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të Allahut, se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i fortë.” (El Maide, 2)
   Dijetarët kanë thënë se punësimi në këto banka është haram edhe nëse dikush punon aty si pastrues, shërbëtor apo si rojtar. Lexhnetud-daime (Komisioni i Përhershëm i Fetvave i Arabisë Saudite) ka thënë: “Nuk i lejohet një muslimani të punojë në një bankë e cila punon me kamatë, edhe nëse puna që do të kryejë ai nuk ka të bëjë me kamatë, sepse me këtë ndihmohet banka në punët e veta me kamatë, kurse Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara e mosni në mëkate e armiqësi.” (El Maide, 2). Këtë përgjigje e kanë nënshkruar: Bin Bazi, AbduRrezak Afifi, Abdullah ibn Gadejan dhe Abdullah ibn Kaud, 15/41.
   Është pyetur shejh Uthejmini nga dikush, se a është e lejuar të punoj në një organizatë e cila merret me kamatë, mirëpo unë do të punoj si shofer ose si rojtar. Shejh Uthejmini është përgjigjur: “Nuk lejohet të punohet në ndonjë organizatë që merret me kamatë, edhe nëse punon si shofer apo rojtar, sepse nëse ti hyn të punosh në atë organizatë, kjo tregon se ti je i kënaqur me punën e tyre, sepse ai që e urren një punë nuk hyn të bashkëpunojë me ta në të mirë të tyre.” (Fetava Islamije 2/401)
   Dhe duke i parë këto argumente dhe fetva të dijetarëve, themi se punësimi në banka është haram pa marrë parasysh punën që do të kryejë një person në atë bankë.
 

Përgatiti: Eroll Nesimi
13.6.2008

BURIMI WWW.KLUBIKULTUROR.COM

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja