Pse t’i shtoni çajit limon?

13/06/2009 00:19

Pse t’i shtoni çajit limon?Arsyeja kryesore që njerëzit i shtojnë çajit limon në të shumtën e rasteve është për shkak të aromës dhe shijes më të mirë, mirëpo kjo shprehi mund të ofrojë edh dobi shtesë.

Çaji përmban antioksiduesit shumë të rëndësishëm për organizmin- katekine (që zvogëlojnë plakat aterosklerotike dhe kanë veprim antikancerogjen), të cilët në sasi më të madhe janë të pranishëm në çajin e gjelbër dhe të bardhë dhe më pak në çajin e zi.

Katekinet në çaj nuk janë stabile në ambient jo-acidik, siç janë p.sh. zorrët e holla, për këtë arsye gjatë tretjes humben 80% të katekineve.

Mirëpo, një studim i ri tregon se humbja e katekineve mund të pengohet nëse çajit i shtohet limoni.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja