PËRKUJTIM DHE FALËNDERIM, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

08/10/2008 15:23

PËRKUJTIM DHE FALËNDERIM



Përkujtoj All-llahun

Krijuesin e Gjithësisë,

Falenderoj All-llahun

Burimin e Mirësisë.



All-llahun e përkujtoj

Zemra më qetësohet,

All-llahun e falënderoj

Shpirti më freskohet.



Përkujtoj All-llahun

Përplotë Dashuri,

Falënderoj All-llahun

Për gjithë këtë begati.



All-llahun e përkujtoj

Nëpër dallgë e stuhi,

Allahun e falënderoj

Që është vetëm Një.



Përkujtoj All-llahun

Që është Dritë mbi Dritë,

Falënderoj All-llahun

Që m’u hapën sytë…



Mexhid YVEJSI, Gjakovë
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja