PASIMI I KUR'ANIT DHE I SUNNETIT

30/06/2008 13:53

Menyra me efikase per tu mbrojtur nga shejtani eshte ndjekja e Kur'anit dhe e sunetit,si ne fjale ashtu edhe ne veper.Kur'ani dhe suneti udhezojne kah rruga e vertet ndersa shejtani mundohet qe te na largoje prej saj.I Lartesuari thote:"Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.(KUR'AN.En'am:153)
    I Derguari duke komentuar kete ajet,vizatoi nje vije me doren e tij dhe tha:"Kjo eshte rruga e drejte e Allahut.Pastaj beri vija tjera ng ana e majte dhe e djathte e vijes se drejte dhe citoi ajetin:"Dhe vertet kjo eshte rruga ime e drejte,prandaj ndiqeni ate dhe mos ndiqni rruge tjera,pasi ato do tju ndajne nga rruga e Tij"
  Prandaj pasimi i asaj ne te cilen na ka urdheruar Allahu,qofshin qeshtje besimi,vepra fjale,adhurime dhe ligje si dhe largimi   nga çdo gje qe na ka ndaluar siguron mbrojtje nga shejtani.I Lartemadheruari thote:"O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët."(KUR'AN.Bekare:208)
      Qellimi me fjalen "paqe" eshte Islami,por edhe respektimi i Allahut.Mukatili ka komentuar se qellimi eshte kryerja e te gjithave veprave dhe rrugeve te miresise.Kesisoj,duhen vepruar te gjitha deget e besimit dhe ligjet e Islamit aq sa eshte e mundur dhe nuk duhen pasur gjurmet e shejtanit.Pra,ai qe e perqafon Islamin eshte larg shejtanit dhe gjurmeve te tij,kurse ai qe le diqka nga Islami ka pasuar disa rruge te shejtanit.Keshtuqe lejimi i asaj qe ka ndaluar Allahu,ose ngrenia e te ndalurave dhe te keqijav te gjitha jane pasimi i gjurmeve te shejtanit,nje veprim qe eshte i ndaluar per ne.I madherishmi thote:"O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.(KUR'AN.Bekare:168)
    Ndjekja e Kur'anit dhe Sunetit me fjale dhe veper e largon shejtanin dhe e hidheron shume ate.Shenon Ebu Hurejra,Muslimi,Ahmedi dhe Iben Maxhe,nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ka thene:"Nese e lexon njeriu ajetin e sexhdes dhe ben sexhde,largohet shejtani duke qare e thote:"O i mjeri une.Eshte urdheruar njeriu me sexhde ,keeshtu qe beri sexhde dhe fitoi Xhenetin,ndersa une u urdherova te beja sexhde,kundershtova dhe me takoi zjarri."

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja