Në çdo gjë ka të mira

01/11/2009 15:17

 Allahu na informon neve se Ai krijon çdo ngjarje me të mira në të. Ky është edhe një sekret që e bën të mundshëme për besimtarët të mbështeten në Allahun. Allahu thotë se edhe sendet të cilat duken të pafavorshëme kanë shumë të mira në to:

 

... bëni durim që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni. (Nisa': 19)

... Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini. (Bakare: 216)

 

Të vetëdijëshëm nga ky sekret, besimtaret kërkojnë të mira dhe bukuri në çdo ngjarje. Jo siç duket ngjarja e kundërt, mundimi ose ligështia i shqëtëson ose i brengosë ata. Ata vazhdojnë vetëpërmbajtjen e tyre edhe nese ekspërienca e tyre është e parëndësishëme ose një përvojë serioze e rëndë. Muslimanët e sinqertë shohin të mira dhe qëllim hyjnor bile edhe në humbjen e tërë pasurisë së tyre të fituar në mënyrë të vështirë. Ata shprehin mirënjohje Allahut për dhurimin e jetës. Ata besojnë se Allahu i ka mbrojtur ata prej bërjes se ndonjë akti të keq ose kundër lidhjes se madhe për pasuri. Prandaj, ata i shprehin falënderimet më të thella Allahut për arsye se çfardo humbje në këtë botë nuk krahasohet me humbjen në ahiret. Humbja në ahiret nënkupton dënim të përjetshëm dhe te padurueshëm. Këta të cilët e përkujtojnë vetën me ahiret, në çdo ngjarje shohin të mira dhe bukuri të cilat i drejtojnë në ahiret. Këta të cilët i tejkalojnë këto prova të rënda do t’i njohin dobësitë e tyre përapara Allahut, dhe do të rishikojnë sa shumë kanë nevojë për Allahun. Ata do të drejtohen te Allahu me më shumë përulësi gjatë lutjeve dhe ai përkujtim do t’i afroj ata më afër Tij. Kjo sigurisht është një fitim i pa masë për ahiretin e përsonit. Këto, duke u mbështetur absolutisht në Allahun dhe duke treguar palëkundëshmëri, ata do të fitojnë kënaqësinë e Allahut dhe do të shpërblehen me lumturi të përherëshme .

Njëriu duhet të kërkojë të mira dhe bukuri jo vetëm në prova të rënda, por gjithashtu në zakonshmerit ditore. P.sh. duke djegur ushqimin, në mënyrë të përpikët mund ta qojë atë përson me marr paramas të shumta te cilat do të parandalojnë, me deshiren e Allahut, një aksident më serioz në të ardhmën. Një i ri mund të dështojë nga një provim për pranim në fakultet, ai i ka humbur shpresat e tij për të ardhmen. Ai duhet, megjithatë, ta dijë se në deshtimin e tij ka të mira, gjithashtu; ai duhet të jetë i aftë të mendoj se Allahu mund të ketë dashur që ai të shmanget prej disa kushteve ose njërzve të pafavorshëm dhe në këtë mënyrë të ndihet i knaqur me rezultatin. Si alternative, me mendua se Allahu në çdo ngjarje ka vendosur shumë të mira të cilat ose janë të dukshme ose janë larg nga imagjinata, besimtarët shohin bukuri në nënshtrimin e plot në udhëzimin e Allahut.

Një përson mund te mos shoh gjithmonë të mira dhe qëllime të shenjëta prapa çdo ngjarje. Madje edhe nese kjo është çeshtja, ai e dinë se në çdo ngjarje ka të mira padyshim. Ai paraqet lutjet e tij për Allahun që t’i tregoj atij për çdo të mirë dhe qëllimë të shenjët të fshehur prapa çdo ndodhie.

Ata të cilët janë të vetëdijëshëm se çdo gjë ka qëllimin e krijimit të Allahut kurrë nuk i përdorin fjalët e kota “sikur të mos e kish bërë atë…” ose ”sikur te mos kisha thënë”etj. Gabimet, të metat ose siç duken ngjarjet e pafata para se gjithash përfshijnë te mira dhe secila prej tyre janë sprova te fatit. Allahu jep mesim të rëndësishëm dhe përkujtim për njëriun në fatin që e krijon për çdo përson individualisht. Për ata të cilët mund të vlersojnë me mendjehollësi, nuk ka asnjë gabim ose fatëkeqësi, por mësime, paralajmërime dhe urtësi prej Allahut. P.sh. një musliman të cilit i digjet lokali do të kerkoj shpirtin e tij, dhe do të bëhet edhe më i sinqertë dhe më besnik në besimin e tij, duke menduar se ishte paralajmrim prej Allahut kundër kënaqsisë dhe dashuris së tepërt me të mirat e botës.

Vazhdimisht, pa marrë parasysh se çka ndonjëri has në jetën e tij, provat e veshtira do të marrin fund të gjitha përfundimisht. Një përson i cili përkujton një vuajtje do të jetë i habitur se nuk është asgjë më shumë se një kujtim i turbullt në mendjen e tij. Kjo është gjthashtu si njërzit i kujtojnë skenat prej filmave. Në përputhje me rrethanat, një ditë do të vij dhe ekspërienca e dhimbjes më të madhe, do të jetë vetëm kujtim, më shumë si një paraftyrim i një skene nga një film. Vetëm një send do të jetë: qëndrimi i supozuar i përsonit gjatë kohës së vuajtjes dhe nëse Allahu është i kënaqur me të apo jo. Një përson nuk do të thirret për llogari për ekspëriencen. Për këtë, të qenurit në orvatje për të parë të mirat dhe qëllimin e shenjët të Allahut që i krijonë në situata të cilat takohet ndonjëri dhe një qëndrimi pozitiv do t’i sjellin besimtarit lumturi në të dy botrat. As pikëllimi e as frika nuk i pret këta besimtarë të cilët janë të vetëdijëshëm për këtë sekret. Ngjashmerisht, askush, asnjë ngjarje s’mund të frikësoj, dëmtoj ose shqëtësoj në këtë ose në botën tjetër (ahiret). Allahu e tregon këtë sekret në Kur’an si vijon:

 

Ne u thamë: “Dilni prej aty që të gjithë, e juve gjithësesi do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen”. (Bekare: 38)

 

Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.Atyre u jepen myzhde në jetën e dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim në xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është suksesi i madh. (Junus: 62-64)

 

 

Burimi: Disa sekrete te Kur`ani - Harun Yahja

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja