Multivitaminat në shtatzëni

20/06/2009 15:12

Marrja e multivitaminave krahas hekurit dhe acidit folik gjatë shtatzënisë, zvogëlon rrezikun për lindjen e foshnjës me peshë të vogël trupore, shkruan revista "The Canadian Medical Association Journal".

Rekomandimet e deritanishme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë që të gjitha shtatzënat të përdorin hekur dhe acid folik. Mirëpo studimet e reja sugjerojnë që të përfshihet edhe rekomandimi i përdorimit të vitaminave të ndryshme- në formë multivitaminash- gjatë shtatzënisë.

Analizimi i 13 studimeve të realizuara në vende të ndryshme të botës, tregon se marrja e multivitaminave nga shtatzënat (krahas hekurit dhe acidit folik) zvogëlon për 17-19% rrezikun që foshnja të lindë me peshë më të vogël trupore se normalja, ndërkohë që përdorimi i vitaminave rrit mesatarisht për 54 gramë peshën e lindjes së fëmijës

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja