MUHAMMED A. RUSSEL WEBB, diplomat (SHBA)

08/10/2008 15:35

Alexandër Russel Webb, amerikan, lindi në qytetin Hadson të shtetit Nju-Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas diplomimit merrej me krijimtari letrare-artistike, duke shkruar ese dhe tre­gime të ndryshme. Më vonë filloi të merrej edhe me gazetari dhe ishte mjaft i suksesshëm. Arriti të udhë­heqë dy ga­zeta të njohura “Saint Joseph Gazzette” dhe “Missouri Repub­li­can”. Dikur, pasi u bë mjaft i njohur, e la gazetarinë dhe kaloi në diplomaci. U emërua konsull dhe e caktuan të shërbejë në Manilë të Filipineve. Gjatë kësaj kohe, sa ishte duke kryer shër-bimin dip­lomatik, filloi të interesohej për Fenë Islame. Sa më mirë që e njihte Islamin, aq më tepër i shtohej dashuria për të! Dhe një ditë e pranoi Islamin me zemër e me shpirt!



Pasi e pranoi Fenë Islame, amerikani Alexandër Russel Webb e ndërroi edhe emrin dhe tani gëzon emrin e lavdëruar Mu­ham­med Webb. Ky zotëri i ndershëm, tani besimtar, ia mësyu Botës islame prej skajit në skaj! Vizitoi shumë vende e popuj dhe, kudo që shkonte, ato vizita merrnin edhe karakter stu­dimor.



Pjesën që i mbeti prej jetës tokësore, dhe atë që i kishte mbe­tur prej kursimeve jetësore, vendosi që ta shpenzojë për çësht­jen islame, me të vetmin qëllim: Që me përkushtim të thellë ta përhapë kudo Fenë Islame!



Për shqiptarët e shkretë që ndodhen në udhë­kryq, të hutuar, të mashtruar dhe shumë të dëshpë­ruar, më poshtë po pa­raqesim dëshminë e të konvertuarit të fundit të këtij libri, po u paraqesim dëshminë e diplomatit amerikan, se si erdhi deri tek e Vërteta Islame dhe për çfarë arsye u bë musliman!



“Përse unë, një amerikan i lindur në një vend kryesisht të krishterë, ku jam edukuar e ku jam rritur në një rreth ku dominon Kisha Protestante Presbitariane, e pranova Fenë Isla­me si të vetmen udhërrëfyese të jetës?



Mund t’ju them menjëherë me krenari, sinqeritet e vër­te­tësi, se këtë fe e pranova sepse në të zbulova, pas studimeve se­rio­ze e të thella, se Feja Islame është feja më e përsosur dhe i vetmi sistem jete që u përshtatet nevojave shpirtërore.



Që në moshën njëzetvjeçare kur praktikisht, si thonë, u bë­ra i zoti i vetvetes, në atë kohë isha aq i mërzitur, i penguar, i kufizuar dhe i zhgënjyer nga Kisha Protestante Presbitariane, sa­që u detyrova ta braktis e të largohem njëherë e përgjithmonë, për të mos u kthyer kurrë më tek ajo...!



Ndonëse isha një djalë i sjellshëm, tolerant, i kthyeshëm, unë dëshiroja shpjegime për pyetjet që i shtroja por, mjerisht, asnjëri, qoftë nga kleri ose lai­kët, nuk ishin në gjendje të më shpje­gonin ose të më jepnin përgjigje të duhura e të kënaqshme! Nuk ishin në gjendje të ma shpjegonin në mënyrë racionale këtë fe (Krishterimin), por, në vend të ndonjë për­gjigjeje, më thonin: “Këto gjëra janë të shenjta, janë misterio-ze” ose, kinse, “pakup­tueshmëria ime s’mund t’i përfshijë...!”



Para rreth një dekade filluan të zgjohen tek unë dëshira dhe interesimi për studime orientale, në ve­çanti për religjionet e Lindjes (Orientit). Shkrimta­rët e mëdhenj dhe dijetarët e njohur si Milli, Locku, Kanti, Hegeli, Fichte, Huxley dhe shumë të tjerë, kush më pak e kush më shumë, rreth çështjeve të ndryshme e më delikate ligjëronin me shumë urtësi, por asnjëri prej tyre nuk qe në gjendje të shpjegojë se: Ç’është thelbi i së Vërtetës?



Thelbi i së Vërtetës është bindja ndaj Vullnetit të All-llahut dhe baza e saj është Namazi. Namazi me përkushtim sjell vëlla­zë­rimin e përgjithshëm, da­shurinë universale dhe sjell mirësi të shumta: pastër­tinë e mendjes, të zemrës e të shpirtit. Pra, kup­to­het, sjell pastrim të përgjithshëm dhe të përsosur.



Feja Islame, pa dyshim, është më e thjeshta, më e lehta dhe më e larta, prej të gjitha feve qiellore që ka njohur njer-iu...”.
 
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja