Mënyra e larjes së të vdekurit

17/10/2008 21:13

 

Është uaxhib (detyrë) që të vdekurit t`i lahet i tërë trupi me ujë deri sa të pastrohet, por më mirë është të veprohet si më  poshtë :

1.      Të vendoset kufoma mbi diçka në të cilën do të lahet dhe të jetë pjesa e këmbëve më e ulët nga pjesa e krahëve.

2.      T`i vendoset një copë nga kërthiza deri tek gjunjët, me qëllim që të mos i duket aureti (pjesa e turpshme) gjatë largimit të papastërtive.

3.      T`i hiqen rrobat të vdekurit me butësi.

4.      Ai që lan të vdekurin duhet të lidhë një copë leckë (apo dorashka) në dorën e tij me të cilën do të pastrojë auretin e kufomës, pastaj e heq  copën pas pastrimit të auretit.

5.      Të laget lecka me ujë e t`i lahen dhëmbët të vdekurit, si dhe t`i pastrohen vrimat e hundës.

6.      Lahet fytyra e të vdekurit, dy duart deri në bërryla, koka, si dhe këmbët deri në zogth, duke filluar nga e djathta.

7.      Nuk i futet ujë në gojë e as në hundë, sepse mjafton pastrimi i tyre me leckë.

8.      I lahet i tërë trupi tre, pesë, shtatë apo edhe më shumë herë, sipas nevojës që mund të ketë trupi, derisa të pastrohet mirë, duke filluar nga e djathta.

9.      Më e mira është që uji të përzihet me sidër ( lloj bime aromatike që shkumon) në mungesë të saj përdorim sapun ose shampo, sepse kjo e lan më mirë. E shkumojmë në fillim kokën, mjekrën e më pas pjesët e tjera të trupit.

10.  Më e mira është që në larjen e fundit uji të përzihet me erë të mirë (parfum).

11.  Nëse i vdekuri ka flokë, i rregullohen i krihen që të mos i rrinë të shpupuritura e nuk duhet t`i shkurtohen.

12.  Nëse i vdekuri është grua i zgjidhen gërshetat nëse ka, e pasi t`i lahen flokët mirë, i bëhen gërsheta dhe i vendosen mbas shpine.

13.  Nëse disa pjesë të trupit të të vdekurit, janë të veçuara, atëherë lahen dhe i bashkëngjiten.

14.  Nëse i vdekuri është i djegur nga zjarri dhe nuk është e mundur larja e tij, atëherë i jepet tejemum (pastrim simbolik), sipas mendimit të shumicës së dijetarëve. Personi që e pastron të vdekurin i fërkon duart në tokë dhe me to pastaj i fërkon fytyrën dhe shuplakat e duarve  të të vdekurit.

18.11.2006

BURIMI: WWW.KLUBIKULTUROR.COM

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja