MBESHTETJA NE ALLAHUN DHE KERKIMI I MBROJTJES SE TIJ

30/06/2008 13:53

Menyre tjeter me te cilen mbrohesh nga shejtani dhe ushtria e tij eshte mbeshtetja ne Allahun dhe kerkimi i mbrojtjes se Tij nga shejtani,sepse Allahu eshte i pushtetshem mbi shejtanin,keshtu qe nese Ai e merr ne mbrojtje njeriun ,atehte shejtani nuk ka mundesi qe ti afrohet ati.I Madherishmi ne Kur'an thote:"Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.(KUR'AN.Ar'af:199-200)
    Allahu i Lartesuar e ka urdheruar te Derguarin e Tij qe te kerkoje mbrojtje tek Allahu nga cytjet e shejtaneve dhe nga prania e tyre:"Dhe thuaj: "O Zot im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!"Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!"(KUR'AN.Mu'minun:97-98)
      Iben Kethiri ne tefsirin e tij(1/27) shkruan:"Kerkimi i mrojtjes "el-istiadhe" eshte mbeshtetja tek Allahu i Lartesuar dhe strehimi tek Ai nga sherri i çdo te ligu....,ndersa kuptimi i i fjales "Eudhu bilahi minesh-shejtanir-raxhim"(Kerkoj mbrojtje nga tek Allahu nga shejtani i mallkuar)eshte kerkoj mbrojtje tek Lartmadheria e Allahut nga shejtani i mallkuar,ashtu qe ai mos te me demtoje ne fene time,ne jeten e kesaj bote,apo te me pengoj nga te vepruarit   e asaj qe me ka urdheruar,qe te mos me nxise qe te veproj diçka qe ke ndaluar,sepse njeriun nuk e mbron nga shejtani askush perveç Allahut.Per kete Allahu i Lartesuar ka urdheruar qe   me djallin njeri te sillemi mire,ne menyre qe natyra e tij ta largoje ate prej demit qe ben dhe ka urdheruar qe te kerkoje mbrojtje tek Allahu nga djalli prej xhineve sepse ai nuk pranon ndermjetesimin dhe se tek ai nuk ndikon bamiresia duke çene se ka nje natyre te lige.Prandaj,nuk e largon ate prej teje askush perveç Atij qe e ka krijuar."
      I Derguari shpesh ka kerkuar mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar me fjali te ndryshme.Nganjeher ai thoshte pas lutjes fillestare ne namaz:"Eudhu bil-lahis-semi'il-Alim minesh-shejtanir-raxhim min hemzihi ve nefthihi"(Kerkoj mbrojtje te Allahu,Degjuesi,i Dituri nga shejtani i mallkuar prej fryrjes,pershtymjes dhe lutjeve te tij")

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja